Home KRYESORE KU JE TI ADAM?

KU JE TI ADAM?

Shoqeria Civile ne udhekryq ne nje moment kritik per Shqiperine!

Nga Besnik Aliaj

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry e filloi takimin e tij me nje grup te ‘panjohur’ perfaqesuesish te rinj te shoqerise civile, te perzgjedhur jo rastesisht ne menyre jo-konvencionale, me nje pyetje shume te qarte: A ju degjojne autoritetet, apo ju luftojne? Duhet nenvizuar se ate dite perfaqesuesi i aleatit me strategjik te Shqiperise beri vetem 3 takime: me liderin e maxhorances, ate te opozites; dhe me kete grupim alternativ qytetar! Per shume media, analiste e politikane te perkedhelur dhe te mesuar me monopolizimin e jetes publike kjo ishte nje surprize besdisese. Jo rastesisht ky takim u ironizua menjehere me ligesi duke abuzuar me disa ndjenja konservatore moraliste te shoqerise shqiptare. Por ne fakt thelbi i sulmit ishte diku tjeter, dhe jo rastesisht pas disa ditesh zv.ambasadori i ri amerikan ne nje takim per refomen ne drejtesi theksoi me force se “takimi i sekretarit Kerry me perfaqesues te shoqerise civile nuk ishte i rastesishem!” Madje disa dite me vone edhe vete ambasadori amerikan ne Tirane do te ironizonte hidhur dhe jo rastesisht mbi statusin e pergjumur dhe te friguar te shoqerise shqiptare ne teresi, dhe sidomos te te rinjve.

Po cfare po ndodh realisht me shoqerine shqiptare sot dhe me kolonat e saj te demokracise? Konstatimi eshte i dhimshem! 25 vjet pas renies se diktatures komuniste kolonat kryesore te demokracise ne vend tashme kane rene. Partite politike tradicionale po behen gjithenje e me pak te besueshme edhe per vete antaret e tyre. Nje grup gjithnje e me i madh qytetaresh po largohen nga barrikadat politike, ne kerkim te alternativave te reja politike, apo te indiferences vetevrasese. Mediat dhe gazetaret jane bere peng i biznesit te pronareve. Sot eshte formezuar nje “elite e ngushte individesh” qe ka perqendruar ne dore gjithe instrumentat e nje shoqerie ne kufijte midis “pseudo-demokracise” dhe “neo-diktatures”, e cila tashme ka ne dore edhe instrumentin e PROPAGANDES si nje makineri e manipulimit te opinionit publik dhe diskretitimit te zerave kritike. Kete makineri, qe paradoksalisht paguhet nga parate e shqiptareve, do ta kishte zili edhe vete Kinsotudio “Shqiperia e Re” ne kohen e diktatures. Nderkohe drejtesia prej vitesh eshte lene qellimisht ne korrusion si alibi dhe eshte diskretituar. Shoqeria civile eshte barazuar me djallezi me subjektet tatimore jo-fitimprurese te kapura nga financimet publike dhe te donatoreve te paket, te cilet gjithashtu punojne me pragmatizem vetem me qeverine. Sindikatat gjithashtu jane shkaterruar prej kohesh, dhe e vetmja “fortese” qe ka mbetur ne kembe jane ose te rinjte idealiste, ose individed e pavarur, ose intelektualet e vertete por te izoluar qe rezistojne rreth kauzave publike, levizjes mjedisore, rretheve universitare, apo mediave online. Gjithe te tjeret jane te shtypur me djallezi dhe dhune!

Ne fakt pervoja boterore na provon se shume shoqeri qe nuk kane nxjerre mesim nga historia kane rene perseri lehtesisht ne autoritarizem dhe diktature! Dhe sot kembana ne fakt bie per gjithe shoqerine shqiptare, por sidomos per SHOQERINE CIVILE! Ne kete moment eshte bere e qarte se kjo kolone e shoqerise eshte gjithashtu ne krize te thelle. Sektori i OJF-ve se bashku me donatoret mund te thuhet se kane deshtuar me sukses te plote ne misionin e tyre ndaj shoqerise dhe ne rastin me te mire jane shnderruar ne nje sektor konsulence, pa asnje kurajo dhe pa qendrime publike per problemet reale te shoqerise. Organizmat vullnetare jane grupuar rreth religjionit si alibi per t’ju shmangur ballafaqimit publik dhe politik. Individed, gazetaret dhe gjyqtaret e pavarur kane zgjedhur “rehatine e punes se sigurte” ose “emigracionin”, se sa te “ngaterrohen me punet e shtetit”. Sindikatat dhe profesionistet jane prej kohesh prehe e privatizimeve, dhe tashme nuk ekzistojne me si komunitete! Akademiket dhe artistet jane viktima te strategjise se “dy-punesimit” dhe te stigmes se ndertuar qellimisht mbi ta per korrupsionin e nivelit te ulet. Ne keto kushte fryma dhe perfaqesimi komunitar eshte vrare totalisht, dhe vendi sundohet praktikisht nga nje “tirani plutokratike”, ngjyra dhe ideologjia e vetme e se ciles eshte pasurimi i shpejte ne kurriz te interesit publik! Ne keto rrethana Shqiperia po rreshqet ne terren te gabuar! Dhe shpejt per secilin nga ne do te ngrihet pyetja: Ku ishe TI kur ndodhi kjo GJEME!

Prandaj levizja e perbere nga qytatare te pavarur, aktiviste mjedisore dhe rrethet universitare marrin tani nje rrol te dores se pare jo vetem per t’i ridhene jete nje SHOQERIE CIVILE te vertete dhe pertej-partiake, por mbi te gjitha per te ngjallur shresen duke vrare FRIKEN qe eshte shtrati i cdo diktature. Kjo vlen pastaj per te ngjizur nje shpirt te vertete pergjegjesie qytetare, kunder virusit vdekjepruesres se indiferences. Ky grupim qe ka qene jo rastesisht aktiv: ne mbrojtje te mjedisit dhe kunder lejeve korruptive ne zhvillimin e qendrave te banuara, apo kunder iniciativave ligjore pa konsultime publike, dhe kunder genjeshtrave elektorale, i ka theksuar keto shembuj si prova te qeverisjes se keqe dhe te abuzimit me interesin publik keto 25 vjet. Por ketij grupimi kurajoz dhe me vlera te verteta shqiptarie i kanosen sot disa rreziqe te cilat duhen perballur me nje strategji te qarte prej vete tyre. Se pari, ofrimi i “karrotes” se negociatave, dhuratave, dhe lemoshave, qe ne fakt do te vijne vetem nga abuzimi me parate e taksapaguesve shqiptare. Se dyti, do te jene presioni publik nepermjet mediave per diskretitimin individual dhe familjar te jetes dhe punes se secilit aktivist social. Se treti, akuza dhe kompleksimi per lidhje gjoja politike, dekurajimi dhe lodhja ne kohe, etj. Se katerti, presionet fiskale dhe kercenimet fizike nga segmente te besnik aliajkriminalizuara te shoqerise, qe jane te porositur nga vete “oligarket”. Ilaci me i mire ndaj tyre do te jete krijimi dhe unifikimi pa kompleks i nje mase kritike te nje FRONTI QYTETAR qe aspiron nje shoqeri te lire qe bazohet tek drejtesia sociale. Ne te kundert fryma “putiniste” e “monarkeve” te rinj do te shfarose perfundimisht cdo vlere dhe shprese qe ne kete vend te sundoje nje dite ligji dhe vlerat!

Share: