Aktivistëve organizatorë të protestës qytetare në mbrojtje të Parkut të Liqenit, u është komunikuar në mënyre informale kërkesa për të realizuar takim me kryetarin, Z. Erion Veliaj, pranë Bashkisë së Tiranës.
Ata nepermjet nje komunikate per shtyp thone se i qëndrojmë zotimit për të mbrojtur pasurine publike nga tjetërsimi dhe degradimi i mundshëm prej një projekti të dyshimtë, që po vihet në jetë në errësirë informative dhe pa pëlqimin e qytetarëve.
“Ne aktivistë dhe qytetarë të ndërgjegjshëm, të bashkuar rreth kauzës publike, jemi të hapur për të marrë pjesë e diskutuar në lidhje me këtë projekt në një debat të gjerë publik pranë Parkut të Liqenit, aty ku po zhvillohet dhe krimi më i fundit prej politikës së shurdhët dhe oportuniste.
Duke shpresuar që kryetari Veliaj të mos shqetësohet nga përballja në debat me vandalë, kërkojmë të pezullohen punimet ndërkohë që zhvillohen debatet dhe konsultimet dhe që ftesa, njëlloj si takimi, të jetë publike dhe e hapur për të gjitha grupet e interesit dhe mediat.
1. Te kerkoj ndjese publike per emertimin vandalet.
2. Dialogu te behet publikisht ne media dhe me prani te publikut, ne ambjent publik tek Parku i Liqenit.
3. Pergjate kesaj kohe te ndalohen punimet.
4. Te kete nje debat dhe ne nivel ekspertesh, me axhende te negociuar.” – thuhet ne komunikate firmosur nga Grupimi “Për Publiken”