Home KRYESORE Gezuar 8-Vjetorin e Pavaresise se Kosoves!

Gezuar 8-Vjetorin e Pavaresise se Kosoves!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Tete vjet me pare Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran, demokratik e multietnik.

U realizua keshtu endrra e popullit shqiptar. U shnderrua ne liri gjaku dhe sakrificat shumevjecare te bijve dhe bijave me te mire te Kosoves dhe mbare shqiptarise qe vune jetet e tyre ne themelet e saj.

Sot perulemi me respekt te thelle perpara Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes se tij martire si dhe perpara gjithe deshmoreve te Kosoves dhe familjeve te tyre.

Sot, nderojme me mirenjohje te larte Ushtrine Clirimtare te Kosoves, ushtaret dhe komandantet e saj legjendar qe me trimerine e tyre i dolen zot popullit dhe vendit perballe makinerise fashiste te Miloshevicit. UCK shenoi epopene me te lavdishme ne historine e Kosoves dhe te mbare popullit shqiptar.

Sot perkujtojme me mirenjohje te thelle vepren madhore te Presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganit, politikologut Ukshin Hoti, simbolit te mosnenshtrimit Adem Demacit, vellezerve Gervalla dhe shume e shume te tjereve, qe me jetet dhe veprat e tyre kontribuan ne ngritjen e keshtjelles se pavaresise te Kosoves.

Rruga e Kosoves drejt pavaresise ka ne themelet e saj edhe kontributin madhor e perhere te paharruar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, NATO-s dhe aleateve te tjere Perendimor. Emrat e Presidenteve Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush, te Sekretareve te Shtetit Madlen Albrajt dhe Kondolenca Rajs, te kongresmeneve Tom Lantosh dhe Eliot Engell, te lidereve te NATO-s Havier Solana dhe Gjeneralit Uesli Klark, te Kryeministrit Tony Bler, te lidereve te Gjermanise, Frances, Italise e te tjere jane skalitur thelle ne Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot, kujtojme me kondideraten me te larte diplomatet e shquar nderkombetar qe udhehoqen negociatat per statusin final te Kosoves, Marti Ahtisarin dhe Uilliam Kohen qe na dhuruan projektin e pavaresise dhe modelin e shtet-formimit te Kosoves. Emrat e tyre jane shkruar ne memorien e popullit te Kosoves se pavarur.

Sot te gjithe i shprehim mirenjohje Shqiperise dhe popullit te saj, te cilet hapen kufijte, shtepite dhe zemrat per afro nje milione te moshuar, gra dhe femije duke sfiduar mbare boten perballe eksodit me biblik qe kishte pare bota mbas Luftes se Dyte Boterore.

Ne kete 8-Vjetor i shprehim mirenjohje mbare qytetareve, lidereve dhe gjithe institucioneve te Kosoves per punen e jashtezakonshme qe kane bere dhe po bejne cdo dite per ndertimin e shtetit, te democracise, zhvillimit socio-ekonomik, njohjen nderkombetare dhe integrimin Euro-Atlantik te vendit.

Gezuar Pavaresine Kosova jone e shtrenjte!

Share: