Home KRYESORE Gëzuar Kosovë, urime Shqipëri, kombi më i vjetër i Europës!

Gëzuar Kosovë, urime Shqipëri, kombi më i vjetër i Europës!

Nga Suzana Tahiri

Në përvjetorin e 8-të të pavarësisë së shteti më të ri të Europës, pra të Kosovës së lirë, të pavarur, të njohur nga shtetet më të zhvilluara perëndimore, me prirje të qarta euro-atlantike, kanë shumçka për të festuar dhe gëzuar.

Si një nga kombet më të hershme të Euopës, qindra vjet përpara grekëve, ata do t’i gjesh sot në krejt planetin.

Shqiptarët prej shekujsh i kanë dhënë shumë dhe kanë marrë prej qytetërimit botëror.

Ata janë krenarë për Aleksadrin e Madh, për 25 strategët dhe perandorët e botës së magjishme romake, mes të cilëve Gai Mariu 157-86 p.e.s, Luc Septim Severi 193-211, Karakalla 211-217, Deci 249-251, Laeliani, 268, Mark Viktori 268- 271, Tetriku 271-273, Klaudi II 268-270, Luc Domic Aureliani 270-275, Mark Anni Florian 276, Mark Aurel Probi 276-282, Mark Aurel Kariusi 282-283, Mark Aurel Karini 283-284, Gai Valer Aurel Diokleciani 284-305, Mark Aurel Valer Maksimiani, Gai Galeri, Cezar i Dioklecianit, Kostanc Klori, Kostandini i Madh 306-337, Licini, 306-324, Konstanti 337-351, Konstandini i ri 337-340, Konstanci II 337-361, Juliani 361-363, Joviani 363-364, Valentiani I i Madh 364-375, Valenti 364-378, Gratiani 375-382, Valentiniani II 375-392, Valentiniani III, 425-455, etj.

Po aq kryelartë janë ata për dhjetë papët e Selisë së Shenjtë, mes të cilëve Papë Klimensi I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Papë Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V – Peretti, Papë Klementi XI dhe Papë Klementi XII.

Në periudha të tjera të historisë sërish spikasin personalitete të fuqsihme si ajo e Gjergj Kastriot Skënderbeut që u bë mbrojtës i qytetërimit dhe shqiptarët u martirizuan për këtë mison të madh.

Natyrisht duke qenë një popullsi në lëvizje ata i gjen të në të gjitha regjimet e kohës, madje edhe në perandorinë osmane 39 kryeministra ishin me origjinë nga viset shqiptare.

Prej martirizimit të gjatë të popullsisë sonë nuk kanë munguar edhe personalitete që janë gjendur në anën e gabuar të progresit, por këto nuk e kanë zbehur shkëlqimin e një populli që vazhdimisht ka dhënë për veten dhe për të tjerët, për fqinjët, Ballkanin, Europën dhe më gjerë.

Për të gjithë ne është krenari që presdienti i parë i SHBA Uashington ishte me origjinë nga Peja apo për dy figura të rëndësishme të kohëve moderne: Nënë Tereza dhe Ismail Kadare, që janë shndërruar në një lloj besimi me po aq ndikim se fetë e kamoçme botërore.

Pikërisht për të gjitha këto, shqiptarët në Kosovë dhe në të gjitha viset autoktone kanë më shumë të drejtë të festojnë dhe të ndihen krenarë me flamujt dhe simbolet e tyre dhe me ato të miqve perëndimorë prej shekujsh. — with Shqiperia Bashkuar, LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës, Kuq E ZI, Cerciz Loloci, Shqiperia Ime, Bahri Bivolaku, Shqipdon Fazliu, Kumriye Kamere, Behgjet Pacolli and Lajmi Fundit

Share: