Home KRYESORE Gjergji Thimio akuzon nga burgu Saimir Tahirin se e ka kërcënuar

Gjergji Thimio akuzon nga burgu Saimir Tahirin se e ka kërcënuar

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur i veprave të artit tepër i plakur vetëm per pak kohe ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndersa foli direkt nga burgu për News 24 duke shtuar se në trafikun e veprave të artit janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Thimio, pasi ka marrë leje nga burgu institucion qe drejtohet nga kuadro te LSI-se, ka denoncuar në emision direkt ministrin Saimir Tahiri duke thënë se është kërcënuar se do ti presin kokën e vajzës dhe do t’i përdhunojnë gruan më pas videon do ia hedhin në internet.

Koleksionisti Gjergji Thimio akuzoi edhe kryeministrin Rama duke thene se ka çuar në Gjermani 150 ikona nga koleksioni i sekuestruar me vlera të mëdha kulturore dhe monetare, ndërsa më pas i ka çuar në Paris, nga ku nuk janë kthyer më kurrë.

Në studion e emisionit “Opinion” të “News 24”, Thimio, tha se Edi Rama i ka dhënë atij leje për të hapur ekspozitën e parë të ikonave ku kanë marrë pjesë figura të larta politike si ambasadori amerikan Joseph Limpreht dhe krerët e Interpolit në Europë, pasi ikonat e tij janë të çertifikuara. Akuzat e rënda të Thimios kanë vijuar për për 3,000 ikonat e tij dhe vepra të tjera me vlerë si monedha floriri nga koha e Aleksandrit të Madh, por edhe 30 kryevepra të pikturave të Rilindasve italianë të cilat janë trafikuar nga zyrtarë të lartë të shtetit.

Nje zhvillim i tille nuk është çudi te ketë edhe prapaskena politike përderisa Thimio nga burgu ka folur edhe me pare me Media te ndryshme, por nuk ka arritur kurrë ne deklarata kaq tronditëse. Ne analize politike ketu goditet vetem ajo pjese e qeverise “Rama” e cila është thjeshte socialiste dhe ne mënyre te veçante një minister qe ne media është thëne qe ka hasur ne pakenaqesi te drejtuesit tjetër me te larte te koalicionit qeverisës. Duket se edhe kanali televiziv nuk është rastësor. Ky zhvillim do ishte i pamundur te kishte kaluar ne kanale te tjera televizive edhe pse me me shume audience se ai.

Nese supozimet qe problemet midis kryeministrit Rama dhe krye parlamentarit Meta, respektivisht edhe partive te tyre qeverisëse, janë te vërteta edhe ky supozim i mundshëm ka mundësi te rezultojë i vertete. Ne fakt, këto supozime problemesh midis dyshes Rama – Meta, i ka kundërshtuar me force vetëm kryeministri Rama, ndërsa krye parlamentari Meta është përgjigjur pa pasion duke mos i pohuar, por as kundërshtuar me pasion ato! Maturia politike e Ilir Metes eshte sprovuar ne sfida shume me te vështira se kjo.

Share: