Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Debatet per karakterin unifikues te institucionit te presidentit te Kosoves nuk provohen me protesta dhe manifestime. Institucionin unifikues e provon vetem vota parlamentare. Eshte parlamenti qe perfaqeson gjithe popullin e Kosoves dhe askush tjeter.
Personaliteti i Hashim Thaci do provohet edhe sot ne Parlamentin e Kosoves me votat e sovranit qe eshte figura e kompromisit kombetar dhe nderkombetar. Sot Kosova perjeton dinamike politike demokratike. Ne Kosove mbahet seanca parlamentare. Ne sheshe ka protesta dhe festa.
Nuk ka asgje shqetesuese. Shqetesuese do ishte nese nuk do kishte nje dinamike te tille. Ne kete kuptim, Kosova eshte ne krize pozitive. Sot ne Kosove ballafaqohen demokratikisht rendi kushtetues dhe rendi revolucionar. Sot konkurrojne vlerat demokratike me doktrinat politike.
Sot perballen treguesit e akteve dhe fakteve me retoriken dogmatike. Sot ne Kosove jane balle per balle Euro-Atlantizmi dhe Euro-Rusizmi. Te vetepermbahemi. Le te presim voten e perfaqesuesve te popullit te Kosoves. Vota do te provoje cfare perfaqeson z. Hashim Thaci. Sot flet VOTA e Sovranit dhe heshte goja e demagogeve.
Le te bejme durim..Kosova eshte ne rruge te mbare!