Home KRYESORE Deputetja e fshefu gazin lotësjellës në organet gjenitale…

Deputetja e fshefu gazin lotësjellës në organet gjenitale…

Gazeta Express në Prishtinë ka mundur të sigurojë pamjet e spitalit të këtij qyteti. Pavarësisht se një dokument spitalor është krejt personal dhe ai duhej të mbrohej me ligj, ai ka dalë duke i dhënë fund një debati. Deputetja Albuena Haxhiu e kish fshehur gazin lotësjellës në trup duke e futur atë përmes organeve gjenitale. Lidhur me këtë enigmë, ishte zhvilluar një betejë e madhe mediatike në Kosovë. Gjatë fundjavës një lajm i përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, dhe në portale.

Shkrimi i botuar së pari në Indeksonline, e pastaj i marrë edhe nga portalet tjera, ishte i ilustruar me një pamje ekografie, në të cilin shihej një objekt i dyshimtë. Nuk vonoi shumë dhe i njëjti dokument u përgënjeshtrua pasi doli që pamjet e tij ishin marrë në internet, nga një shkrim i botuar në mediat britanike, e që fliste për një bebe me dy gishta lart, në formë të shkronjës V.

eko e albuenesGazeta Express e hodhi poshtë zbulimin e kolegëve të saj duke ditur se në gjenezë të tij qëndronin propagandistët e qeverisë. “Prej eksponentëve politikë të koalicionit qeverisës ajo pamje fillimisht i ishte dhënë për botim Gazetës Express, një natë para se të botohej në Indeksonline. Për shkak të dyshimit të madh Express nuk e kishte botuar” ka sqaruar gazeta.

Share: