Home KRYESORE Ja si e njohin Shqiperine lexuesit e Telegraph

Ja si e njohin Shqiperine lexuesit e Telegraph

Nga Dominic Hipkins

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” më priti një shofer llafazan dhe nervoz.

Moti ishte biblik, me një shi të rrëmbyeshëm dhe rrufe të shumta.

I kisha humbur fishekzjarret për 15 minuta.

Kishte pasur një shkëmbim zjarri pak më larg, në rrugën për në Shkodër, qytetin verior që vetëquhet si “porta e Alpeve Shqiptare”.

Dy fqinjë kishin nxjerrë kallashnikovët pas një dekade me mëri.

Rruga ishte mbyllur, skena e krimit ishte mbushur me bishta cigaresh nga policët e trafikut rrugorë, që sfidonin rrebeshin.

Bunkerët e epokës së komunizmit shfaqeshin kudo në rrugë, duke sjellë në kujtesë frikën e një pushtimi që nuk erdhi kurrë.

Më goditi menjëherë një kishë në një kodër aty pranë, ngjyrë neoni.

Me shije.

Morëm një devijim për në qytetin më të afërt, që është ndoshta i vetmi qytet në botë që ka një muze për George W. Bush.

Erdhëm këtu dhe askush nuk e dinte pse.

Por njerëzit e kujtonin me dashuri.

Kisha ngecur në një botë surreale dhe nuk isha plotësisht i sigurt se si do largohesha.

Ose përse kisha ardhur këtu.

Dikush më tha se Shqipëria ishte Mesdheu përpara se turizmi të transformonte karakterin e Europës lindore në një park për vizitorë nga vendet e ftohta.

E vërtetë, Shqipëria kishte karakter.

Ishte dikush që nuk do të takosh natën, një armë më tepër nga Kumbari, rikrijuar në epokën e Hieronymos Bosch.

Dy orë torturuese më vonë, minus një pasqyrë të makinës dhe pasi për pak sa nuk u përplasëm me një karrocë kuajsh, mbërrita në hotelin tim, poshtë një kalaje nën një kodër.

Pranë kalonte një lumë, që dukej sikur vinte duke u afruar gjithmonë.

Në dhomë më priste një shishe konjaku Skanderbeg si dhuratë: shpirti i keq, të cilin e fajësoja për këtë udhëtim përvëlues.

Kurioz për të zbuluar më shumë, gëlltita një gllënjkë.

Ishte si një kundërhelm me terpentinë, që më zhyti në një gjumë pa ëndrra.

Mëngjesi që hëngra, edhe sot më bën që të lëngëzohem në gojë.

Një omëletë me djathë feta, ullinj të mëdhenj, reçel fiku. Dhe konjak falas, natyrisht.

Nga dritarja po shihja një peshkatar që hidhte rrjetat nga një varkë prej druri në një liqen të qumësht pa horizont, i mbytur nga malet e Tokës së Mordorit.

Një skenë nga një Europë e zhdukur, mendova.

Shekuj më parë, këtu do ketë qenë një vend i egër, pa ligje.

Ndërsa sot…

Share: