Home KRYESORE Jess Baily zgjedhjet jo me 24 prill ne Maqedoni

Jess Baily zgjedhjet jo me 24 prill ne Maqedoni

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, deklaroi se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të besueshme, të drejta dhe demokratike për tu realizuar më 24 Prill.

Duke folur para godinës së Qeverisë së Maqedonisë pasditen e së dielës, diplomati amerikan tregoi arsyet se pse në Maqedoni nuk mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill, siç parashihej në Marrëveshjen e Përzhonos realizuar me ndermjetesimin e BE-se.

Pas kesaj deklarate VMRO­-DPMNE­ e udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ka filluar një ofensivë të madhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, BE­-së dhe SHBA­-së. Sipas analistes te ndryshem partia e Gruevskit ka shume ngjyra filoruse.

Share: