Home KRYESORE Protestat tek liqeni një çështje evazive…

Protestat tek liqeni një çështje evazive…

Nga Dritan Broka

Ndoqa me kujdes protestën e sotme tek parku i liqenit;

1.Së pari dënoj dhunën e policisë kundrejt protestuesve, falenderoje ministrin z.Tahiri per pezullimin e drejte te punonjesit te policise per dhunen e ushtruar kundrejt protestueses. Mendohet qe jemi vend demokratik dhe “institucioni” i te protestuarit duhet te mbrohet me cdo kusht.

2.Së dyti i drejtohem protestuesve qe te jene me te matur dhe mos perdhosin apo sulmojne uniformat e policise, pertej asajt qe i takon nje protestuesi.

3.Së treti, me sa jemi te informuar publikisht ne parkun e liqenit do te ndertohet kend lodrash per femijet dhe nese eshte keshtu ky projekt, duhet mbeshtetur nga te gjithe dhe duhet kurajuar Bashkia qe te kemi sa me shume te tilla ne Tirane e Shqiperi, ne kete rast protestat me duken te paarsyeshme, por eshte e drejta e qytetareve per t’i realizuar sepse jemi ne nje shoqeri demokratike dhe cdokush ka mendimin e vete.

Por nese ne parkun e liqenit ka qellime te tjera ku mund te ndertohen ndertesa komerciale, pallate apo ndertime te ndryshme, ku edhe do te shkaterojne parkun e natyren, atehere protesta eshte mese e mbeshtetur ne te drejten objektive edhe ne i bashkohemi…

Share: