Pavarësisht se ishte ai që ndërtoi një nga kompanitë më të mëdha në botë të teknologjisë, Steve Jobs, kishte marrë një vendim që të kufizonte rreptësisht përdorimin e tyre nga fëmijët e tij.
Kur vinte puna tek fëmijët, ai merrte një pamje mjaft të rreptë sa i takon përdorimit të këtyre pajisjeve teknologjike. “Independent” shkruan duke cituar Nick Bilton, i cili kujton një bisedë që kishte bërë me të ndjerin shef ekzekutiv të Apple, pas lançimit të iPad të parë.
Pyetur nëse fëmijët e tij i pëlqenin pajisjet e tij të reja, Jobs dha këtë përgjigje: “Ata nuk e kanë përdorur atë. Ne kemi kufi se sa do i përdorin pajisjet teknologjike fëmijët tanë në shtëpi.” Bilton beson se edhe pse e çuditshme, kjo lloj sjelljeje është mjaft e zakonshme në mesin e njerëzve të fuqishëm në botën e teknologjisë, shkruan “Independent”.
Walter Isaacson, autori i Steve Jobs, një biografi e cila vitin e kaluar u bë edhe film, i tha Bilton: “Çdo mbrëmje Steve darkonte në tryezën e madhe e të gjatë në kuzhinën e tyre, duke diskutuar mbi libra, histori dhe një shumëllojshmëri gjërash.
Askush nuk u tërhoq kurrë nga një iPad apo një kompjuter”, tha ai. “Fëmijët nuk dukeshin të ishin të varur nga pajisjet që vetë babai i tyre kishte shpikur“. / Gazeta Fakti