NGA ROLAND QAFOKU
Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.
Nuk është vetëm ushtaraku me graden toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë lufte dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony.
Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai I nënës së Geraldina Apony ishte konsull I SHBA në Hollandë.
Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.
Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.