Home KRYESORE Komuna e Prishtinës, Graçanicës dhe Leposaviqit nuk e festojnë ditën e pavarësisë

Komuna e Prishtinës, Graçanicës dhe Leposaviqit nuk e festojnë ditën e pavarësisë

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe komuna e Graçanicës dhe Leposaviqit nuk do të kenë asnjë organizim për festën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. Shefja e kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli, e ka konfirmuar këtë dhe e ka arsyetuar me atë se Qeveria e Kosovës gjithmonë e ka pasur në dorë organizimin e kësaj feste.

“Komuna e Prishtinës mendon se më legjitime është që t’i jepet sheshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, që kanë organizuar protestën më 17 shkurt sesa Qeverisë, për arsye se Komuna e Prishtinës i shërben qytetarëve si kryeqytet i Kosovës”, ka thënë Pacolli për Koha.net. Ajo tha se sheshet i lirojnë kur qytetarët i kërkojnë ato, ndonëse vetëm partitë e opozitës mund ta kenë kërkuar.

Ndërsa pankartat e sotme të vendosura në shesh nga opozita, kanë leje nga Komuna e Prishtinës. Deri më tash, as komuna e Graçanicës dhe Leposaviqit asnjëherë nuk kishin organizuar asgjë për ditën e pavarësisë, 17 shkurtin. Me këtë sjellje shkelet edhe Ligji për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës. /Republika.info/

Share: