Home KRYESORE Miratohet ligji per mobilizimin e shtetit per fatkeqësite natyrore apo gjendje lufte

Miratohet ligji per mobilizimin e shtetit per fatkeqësite natyrore apo gjendje lufte

Shqiperia si anetare e denje e NATO s garantohet ne cdo rast rreziku nga mbrojtja kolektive e Aleances. Megjithate ne vazhdojme te rrisim garancite tona ne perballimin e gjendjeve te jashtezakonshme duke vazhduar plotesimin e boshlleqeve ligjore dhe administrative.

Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, miratoi Planin e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit, gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme, të cilat sipas nenit 170 të Kushtetutës, janë gjendja e luftës, gjendja e jashtëzakonshme dhe fatkeqësia natyrore.

Numri i ushtarakeve ne rezerve qe mund te perfshihen ne mobilizimin e pergjithshem nuk mund te kaloje 25% te forces aktive te FA. Ky vendim vjen si detyrim ligjor, i përcaktuar në nenin 11, shkronja “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për herë të parë nëpërmjet këtij vendimi, plotësohet një boshllëk i pajustifikuar ligjor i krijuar ndër vite për sa i përket legjislacionit të Forcave të Armatosura në lidhje me mobilizimin e përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit, gjatë periudhave në të cilat vendosen masa të jashtëzakonshme. Ky vendim trajton në vija të përgjithshme mënyrën se si do të realizohet mobilizimi i përgjithshëm ose i pjesshëm i burimeve njerëzore dhe materiale të vendit në rast lufte, gjendje të jashtëzakonshme ose fatkeqësie natyrore.

Në të tria këto raste, përveç trupave aktive të Forcave të Armatosura, është i domosdoshëm dhe aktivizimi i ushtarakëve në rezervë dhe shtetasve të cilët plotësojnë kushtet ligjore për t’u thirrur nën armë. Vendimi në fjalë parashikon ngritjen e një database me të dhënat e ushtarakëve në rezervë që mobilizohen në rastet e parashikuara në Kushtetutë. Interesat tona kombetare te sigurise nuk lejojne asnje koment dashakeq apo shakator sipas te cilit qenkesh kthyer praktika e zborit te dikurshem. Vendimi i Qeverise perputhet plotesisht me statusin e vendit tone anetar i NATO s.

Share: