Fjala “koncesion” eshte bere sot fjala me lakuar, fale fantazise se shfrenuar dhe perpjekjeve te qeverise per ta shitur sapunin per djathe.
Zakonisht koncesioni eshte leja apo miratimi qe i jepet nje kompanie vendase apo te huaj per te ndertuar me parate e veta nje rruge, ure, port, aeroport apo hidrocentral.
Ne kembim te investimit, kompania ka te drejten e shfrytezimit te objektit per 10, 20 a 30 vjet, per t’ia rikthyer pastaj shtetit.
Ndersa te ashtuquajturat koncesione te qeverise (PPP-Partneritet Publik Privat) jane prokurime te drejtperdrejta, me fonde te garantuara nga buxheti i shtetit, te shtrira ne kohe, duke shfrytezuar institucionet e shtetit dhe me risk zero.
Me pak fjale, merrja leket “qorrave” dhe jepja banditeve me nje sy.