Home KRYESORE Kongresi socialist ne funksion te autoritarizmit te njeshit!

Kongresi socialist ne funksion te autoritarizmit te njeshit!

Nga Marko Bello

Qe nga themelimi i saj ne qershor 1991, Partia Socialiste ka organizuar disa kongrese zgjedhore, ku jane shpalosur platforma te kandidateve, ndersa zgjedhja e kryetarit dhe forumeve eshte bere nepermjet konkurrences dhe votes se lire te anetareve te saj.

Me pas, kongresi ka votuar statutin e ri ose, sipas rasteve, ndryshimet statutore si norma dhe rregulla, mbi te cilat do te funksionoje partia ne 4 vitet e ardhshme.

25 vite me pas, ne vitin 2016, kerkohet qe ne fillim te ndryshohet statuti, i cili do te sanksionoje perjetesimin e kryetarit, duke perjashtuar konkurrimin dhe anuluar parimet demokratike, mbi te cilat funksionon nje parti politike.

Nga ky moment, socialistet kane firmosur per autoritarizmin dhe partine e njeshit absolut, model nga i cili Shqiperia dhe shqiptaret kane vuajtur jo pak.

Share: