Home KRYESORE Kosova: një diktaturë perëndimore apo lindore?

Kosova: një diktaturë perëndimore apo lindore?

Nga Rezart Palluqi

Lëvizja Vetvendosje ka tërhequr tashmë vijën e kufirit të Luftës së Ftohtë në zemrën e Kosovës. Dashje pa dashje, Kremlini I zhvendosi kufinjtë e Luftës së Ftohtë, në Prishtinë. Nuk e di se sa të vetdijshme janë të dyja palët. Ajo e qeverisë së Thaçi-Mustafa dhe grupi opozitar . Por një gjë tashmë është e sigurtë. Demokracia I veshi rrobat ushtarake. Njëra palë, veshi uniformën e diktatorëve perëndimore, tjetra uniformën e diktatorëve lindore, që dallohen për frymën anarkiste, padurimin e madh për të hipur në pushtet dhe moskokëçarjen ndaj pasojave katastrofike që mbart në vetvete pushteti I dhunshëm.

Nuk e kuptoj Albin Kurtin për një gjë: përse kaq nxitim I madh? Edhe pak dhe vijnë zgjdhjet e ardhshme. Atëherë ai edhe mund t’i fitojë ato dhe të bëhet kryeministër e t’I japë Kosovës fytyrën që ai ka para syve. Protesta është djepi ku liria ruan gjallërinë e saj. Por rruga që ai zgjodhi I kalon caqet e protestës. Ajo që më shqetëson më shumë është anti-amerikanizmi I tij. Kurti duhet ta kuptojë, se Perëndimi, dhe jo vetëm Amerika pra, nuk e pranon kurrë dhunën në politikë. Anti-amerikanizmi I Kurtit është simotra e urrejtjes amerikane të Serbisë. A mos buron kjo urrejtje prej Beogradit? Apo Kurti është verbuar për pushtet, dhe dashje pa dashje noton në të njëjtën pishinë me Beogradin?

Amerika, aq më tepër sot, kur Putini po tenton të fitojë satelite të rinj në Ballkan, nuk do ta lejojë kurrë Serbinë të shkelë sovranitetin e Kosovës. Thjeshtë, si Amerika, si Evropa, janë kundra politikës anarkike.

Thaçi këtë e di mirë fort, prandaj edhe ka ruajtur gjakftohtësinë ndaj sulmeve të opozitës në parlament. Ai sillet si një politikan I hekurt perëndimor, që loz me dinakëri dhe zguarsi pazaret politike dhe lojën juridike. Këtë vakum politik të tij, Kurti përpiqet ta mbushë me dhunë politike.

Unë nuk jam politikan, as diplomat. Por shkrimtar. Këto pesë rreshta i shkrova prej shqetësimit të madh, shumë të madh, që më ka kapërthyer prej polarizmit të politikës kosovare. Parimisht unë jam me shpirtin e protestës së Kurtit. Por kur protesta shndërrohet në dhunë bruto, ajo e humbet shenjtërinë e saj që e karakterizon si një mburojë ndaj të dobtëve. Atëherë, si opozita, si pozita janë bisha të egra që venë interesat e tyre partiake, mbi ato të popullit që edhe I zgjodhi ato.
Unë jam për një Diktaturë perëndimore, dhe jo një Diktaturë lindore. Demokracitë e dobëta, si ajo e Kosovës, janë diktatura perëndimore. Sjellja dhe mentaliteti I Kurtit, nuk mund të përfshihen në kategorinë e “demokracive të dobëta” por në kategorinë e “komunizmin të dobët”.

Edhe pse zemra dhe shpirti im prehet tek “të dobëtit” unë zgjedh për “diktaturat perëndimore”, në këtë rast, dy diktatorët Thaçi-Mustafa.

Nuk zgjedh për Kurtin, sepse në sytë e tij shoh një diktaturë komuniste. Dhuna e tij ndaj “demokracisë foshnjore” do ta zhysë Kosovën në një izolim të rrezikshëm. Evropa do tia kthejë direkt kurrizin Kosovës, jo sepse ushqen ndonje simpati per Thaçin-Mustafa. Jo, Aspak! Është TOLERANCA e saj ZERO ndaj dhunës. Edhe Amerika ndodhet në të njëjtën linjë. Atëherë ne do te biejmë në duart e Carit Putin, gojën e Serbisë.

Albin Kurti!

Bëj opozitë të fuqishme, dhe prit deri në zgjedhjet e ardhshme. Më mirë vonë se sa kurrë thotë fjala e urtë! Kjo qeveri ka plot njolla korruptive në trup. Kështu që populli do të të zgjedhë. Por edhe nëse nuk e bën, atëherë ky problem nuk është i YTI, por i tiji, që rizgjedh udhëheqës vrasës!
Çdo nxitim i yti i dhunshëm, do ta shtyjë Kosovën drejt një gremine sllavo-komuniste!! Ndal, ndal dhunes!

Mos harro, se mbrapa teje dhe Thacit-Mustafa nuk fshihen gogolë, por vëllezërit tanë shqiptarë. Le të mos ua veshim pra vëllezërve tanë uniformat ushtarake!!
Me përgjërime atdhetare,

Share: