Partia Kristian Demokrate po ndjek me vemendje dhe me shqetësim problemin e mprehtë të refugjatëve sirianë në dyert e Europës. Kjo parti e konsideron situatën e krijuar jashtëzakonisht të rëndë për stabilitetin e rajonit ballkanik në veçanti , por edhe të të gjithë kontinentit në përgjithësi.
“Çështja e shtruar për zgjidhje është shqetësuese jo vetëm për mundësinë e një katastrofe humanitare por edhe për rrezikun e një situate të paprecedentë dhe destabilizuese në rajonin e Ballkanit.
Partia Kristian Demokrate angazhohet fuqimisht me të gjitha mundësitë e saj modeste në ndihmë të kapërcimit sa më lehtë të kësaj situate. Nga ana tjetër PKD apelon të gjitha strukturat përgjegjëse shtetrore për marrjen e masave urgjente në përballimin e këtij problemi qe pritet te ndolle .
PKD apelon gjithashtu të gjithë faktorët politikë në vend që të angazhohen me të gjitha mjetet në pergatitjen e per tejkalimin e këtij problemi të mprehtë me rëndësi jetike për të ardhmen tonë , por edhe të gjithë kontinentit europian.
Në kushtet e krijuara, përgjegjshmëria politike dhe njëmendësimi politik është i domosdoshëm. Ne e kemi një shembull, precedentin e luftës së Kosovës. Ti referohemi atij.” – Thuhet ne nje deklarate per shtyp te Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë firmosur nga Kryetari Av . Dhimitër Muslia