Home KRYESORE Leja e ndërtimit brenda Parkut të Liqenit, me datë të falsifikuar!

Leja e ndërtimit brenda Parkut të Liqenit, me datë të falsifikuar!

Në lejen e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin brenda parkut të liqenit të Tiranës, është shënuar data 12 shkurt, ditë që pretendohet edhe lëshimi i kësaj leje.

Leja në fakt nuk është lëshuar më datë 12 shkurt, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur më 17 shkurt, pra i bie 5 ditë më pas.

Nuk mund të ketë ndodhur që leja për punimet e Bashkisë së Tiranës të jetë lëshuar pa u mbledhur fare Këshilli Kombëtar i Territorit.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që vendos në dyshim lejen e lëshuar për punimet brenda parkut të liqenit, është në fakt edhe deklarata e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Ky i fundit, më datë 16 shkurt 2016, ditë kur shoqëria civile shkatërroi rrethimin për punimet brenda parkut, doli në një prononcim për mediat nga diga e liqenit artificial dhe deklaroi se leja nuk është marrë ende, por është në proces e sipër.

Si mund të ketë ndodhur kjo kur sipas datës në lejen e KKT është 12 shkurti?

12717670_10153820667458190_6713141464860794356_n-1Pra, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka dijeni fare se çfarë po ndodh me këtë çështje kaq të ndjeshme për publikun, ose leja e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit është firmosur ditën e djeshme, por i është vendosur data 12 shkurt.

Nisur nga ky arsyetim i fundit, rezulton se leja që mban firmën e Kryeministrit Rama është me datë të falsifikuar./Mapo.al

Share: