Home KRYESORE Mardhënie “dashuri-urrejtje” Albana Vokshi dhe Edi Rama

Mardhënie “dashuri-urrejtje” Albana Vokshi dhe Edi Rama

Edi Rama “flirton” me deputetet kundërshtare, pavarësisht cfarë ndodh në debatet politike. Pak a shumë, këtë ka pranuar deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskajt.

Sipas saj, Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve. Vokshi tha se kryeministri e ka uruar atë vetë për ditëlindje para pak ditësh. E ngacmuar nga autori i programit Hyskaj, pikërisht nëse ndjen thellë-thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se dicka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht mardhëniet duken krejt ndryshe.

Për kryetaren e Lidhjes së Grave Demokrate, dicka e tillë nuk e ndryshon raportin politik që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi Rama sipas Vokshit, është vulgar dhe ofendues në mënyrën sesi flet me femrat.

Lidhur me batutën që kryeministri ka bërë me atë vetë, duke e quajtur Pamela Anderson, deputetja demokrate deklaroj se nëse Rama e përsërit dicka të tillë, do të takohet me të në gjyq.

Pra indirekt, Rama dhe Vokshi, këtë mardhënie “dashuri-urrejtje”, vijojnë ta mbajnë aktive, pasi edhe kryeministri është shprehur pak kohë më parë se do ta padisë Vokshin për shpifje/Oktapod. Vizion Plus

Share: