Home KRYESORE MBI SHFAQJEN E DHUNES NE EDUKIM

MBI SHFAQJEN E DHUNES NE EDUKIM

Nga Llazar Syziu

Çdo shoqëri, edukimin e brezit të ri, e ka një ndër fushat e rëndësishme. Përpjekjet më të zakonshme që evidentohen janë edukimi i vlerave pozitive të shoqërisë duke eleminuar vlerat negative të saj. Ky proces me shfaqje cilësore, me kalimin e kohës realizon tipare të ndryshme të shoqërisë pasardhëse. Ky ndryshim realizohet herë ngadalë pa kontradikta të dukshme, herë i shpejtë me sforcime të mëdha. Edhe shoqëria shqiptare i nënshtrohet kësaj ligjësie. Ka më tepër se dy dekada që shoqëria jonë, po nxjerr gjeneratat e brezit të ri me ide dhe qëndrime, që mohojnë një pjesë të mirë të vlerave të shoqërisë së mëparëshme. Ky është tregues për një shoqëri jo të qetë. Shoqëritë e qeta nxjerrin gjenerata që mbështetin traditën e mëparëshme. Kjo gjendje reflektohet edhe në edukim.

Por cilët janë parametrat e edukimit në kontekstin shqiptar?

Për të realizuar opinione sa më të pranueshme po i referohem raportit studimor “Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri,, Përvoja personale sado e pasur që të jetë mund të sjellë interpretime me tendencë të njëanshme. Disa gjetje të këtij punimi të Qendrës së zhvillimeve humane janë:

“Përdorimi i formave të lehta dhe të moderuara të dhunës trupore dhe psikologjike në Shqipëri është mjaft i përhapur. Megjithëse në planin teorik pranohet se dhuna duhet përdorur në rast se është e nevojshme, në praktikën e përditëshme dhuna fizike dhe psikologjike janë mjeti kryesor për disiplinimin e fëmijëve si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Përdorimi i dhunës tolerohet më shumë në shtëpi nga prindërit, apo nga anëtarët e tjerë të familjes, se sa në shkollë apo institucione të tjera.Koncepti i përdorimit të dhunës nga këto institucione edukimi pranohet nga shumë fëmijë si i dobishëm.Trajtimi i rasteve të denoncimit të dhunës ndaj fëmijëve nuk merret seriozisht.Në shtresat e ulta dhe më pak të arsimuara të shoqërisë përdoret më shumë dhunë fizike, ndërsa në shtresat e mesme dhe me më shumë arsimim, ekziston prirja drejt heqjes dorë nga përdorimi i dhunës fizike dhe animi nga përdorimi i dhunës psikologjike.Format e përdorimit të dhunës janë: – të bërtiturat, – mbajtja e mërisë, – imponimi – kërcënimi, – mallkimi, – izolimi në vende të pakëndëshme, – goditje me dorë, këmbë,ose mjete të tjera. Fëmijët që shfrytëzohen për punë i nënshtrohen një dhune të shumëfishtë. Mësuesit përdorin më shumë zbimin si ndëshkim psikologjik ndaj nxënësit.Përdorimi i formave alternative të dhunës që përdoren, është më tepër rezultat i intuitës së prindërve dhe mësuesve, se sa produkt i edukimit të tyre për të përdorur këto forma.Prindërit dhe mësuesit kanë njohje të kufizuar të formave alternative me natyrë ndëshkuese, megjithëse i përdorin disa prej këtyre formave. Edhe në rastin kur i përdorin këto forma, më shumë janë të pa menduara (impulsive), jashtë kuadrit të një plani të caktuar që synon një rezultat specifik në sjelljen e fëmijës dhe që merr parasysh pasojat që mund të shkaktoj tek fëmija.Siguria e fëmijëve dhe mirëqënia e tyre në Shqipëri, dëmtohet rëndë nga përdorimi i dhunës në shtëpi, shkollë dhe në mjedise të tjera ku jetojnë, luajnë dhe mësojnë fëmijët,,.

Problemi i parë për mendimin tim është se “në cilat kushte,, është përdorur kjo dhunë?

Po trajtojmë në fillim kuadrin ligjor, sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, që mendohet se shkelet në mënyrën rutinë.

Neni 13 – Fëmija ka të drejtën e shprehjes.

-Ushtrimi i kësaj të drejte kufizohet me ligj dhe është e domosdoshme për respektimin e të drejtave, ose reputacionin e të tjerëve.

Neni 14 – Liria e mendimit, fesë, prej fëmijës respekton të drejtën e prindit për ta drejtuar në ushtrimin e të drejtës.

– Kufizohet me ligj kur cënon sigurinë publike, shëndetin dhe moralin publik, liritë e të drejtat e të tjerëve.

Neni 15 – Fëmijët kanë të drejtën e organizimit dhe të grumbullimit.

– Kufizohet kur cënon moralin dhe shëndetin publik.
Neni 16 – Nuk lejohet të ushtrohet ndërhyrje arbitrare, në jetën private të fëmijëve, as cënime të kundërligjëshme të nderit dhe reputacionit.
Neni 18 – Përgjegjësi kryesore për edukimin e fëmijës kanë prindërit.

– Shteti i jep ndihmën e duhur prindit në ushtrimin e përgjegjësisë, për rritjen e fëmijës.

Neni 37 – Asnjë fëmije të mos i mohoet liria në mënyrë arbitrare.

Një popull jo gjithmonë merr opinione progresive nga të huajt , por ja që edhe kjo rrallëherë ndodh. Shkrimtari i madh anglez Bajroni ka vënë në dukje për kontekstin shqiptar të edukimit: “Të mira fort virtytet e shqiptarit, por të ishin më të arrira,, Ndërsa sot dëgjohet të thonë: “Edukimin e keni të drejtë, por të dhunshëm,, .

Që kur është i vogël, një fëmijë i pakënaqur reagon emocionalisht dhe fizikisht, qëllon me duar, me këmbë, kafshon, të shkul flokët etj. Bile edhe kur prindi është duke e mbajtur në krahë. Praktika rutinë në mjediset shkollore ose familjare tregon, që kur përdoret dhunë, ajo është e dyanëshme. Fillon me nivele të ulëta: “shikimi vëngër,, “fjali tallëse ,, ( reciproke). Vazhdon me përdorimin në rritje të “sharjeve,, përsëri reciproke si veprime dhe përfundon me goditje. (edhe këto të dyanëshme). Por më në fund, më i dobëti që është fëmija, del më i dëmtuar. Dhe ky pyetet: Ku?, Si?, Pse?, Kush?, Kur? etj.

Ne që jemi mësues e dimë të gjthë se, që në klasat e fillores një nxënës që është nën kërkesën e llogarisë, “shan nëpër dhëmbë,, kurse me zë mund të bjeri rasti të dëgjosh: “ta ndreq unë ty,,. Kur arrin në klasa më të larta të arsimit 9-vjeçar rritet zelli i të hedhurit në aksion me shprehjen: “s`dua, pse kush je ti?,, Kurse në klasat e gjimnazit, ky nxënës që është “pre i dhunës,, ka fituar goxha status dhe mund të thotë: “s`më njeh mua ti?,, ( duhet të njohim bëmat e tij), “mirë se do ta shohim,,. Këto shprehje tregojnë se ai e ka të sigurt fitoren për të krijuar aq pengesa, sa të vështirësojë punën dhe veprimtaritë e mësuesit. Në mjediset familjare është sjellja e fëmijës me këtë “status,, që do të krijoj kushte, që dënimin për papërgjegjshmëritë e fëmijës ta marrë prindi, sipas ligjit ( deri në 16 vjeç). Fëmija e di këtë sepse dëgjon zakonisht shprehjen: “sill prindin në shkollë që të mbajë përgjegjësi,, Prindi i gjendur në këto vështirësi reagon emocionalisht. Fëmija e ka çuar “para greminës,,. Dhe kë? Atë që sakrifikon për ta veshur dhe ushqyer. Ky prind sido që të sillet ka bërë dalje shpirtërore ndaj fëmijës. Prindi në këtë gjendje përdor refrenin: “ç`të bën fëmija, nuk ta bën as perëndia,,. Ja pra, baza e konfliktit në familje, pavarësisht se si shfaqet fillimisht. Përsëri në fund i dëmtuar zakonisht del fëmija dhe ky pyetet: Ku?, Si?, Pse?, Qysh, etj.

Le të kujtojmë se çdo shoqëri, për anëtarët e saj, ka sanksionuar ligje dënimi për sjellje në kundërshtim me normat e saj dhe shpërblime për veprimet me përputhje ndaj normave shoqërore. Po të mos i ketë këto ligje, që zakonisht janë më të forta se dhuna psikologjike dhe fizike kundër fëmijëve, shoqëria mbaron së funksionuari. Pra që të vendosim theksin tek arsyeja më e zakonshme e përdorimit të dhunës nga të rriturit tek fëmijët, justifikohet me filozofinë e thjeshtë: Po e lamë pa trajtuar me dhunë të vogël psikologjike ose fizike, ai një ditë do të pësoj dhunë më të madhe nga shoqëria. Do të humbasi lirinë dhe do të izolohet nga strukturat e shoqërisë. Të vështruarit e dukurive me këtë prizëm, krijon prespektiva për zgjidhje të problemeve. Morali familjar në Shqipëri ka shumë pika të forta, po ashtu edhe morali shoqëror.

Pritshmëria e zakonshme e të rriturve në vendin tonë, përsa i takon brezit të ri është pasive: “Jemi mire, se nuk ka ndodhur gjë,,. Por kur ndodhin ngjarje antisociale, reagojnë ndryshe: “Kujt t`ia ngecim përgjegjësinë në derë,,. Në fakt “jemi mirë,, nuk duhet thënë kur nuk ka ndodhur “gjë,,. Por duhet thënë kur nuk ka premisa për të ndodhur “gjë,,. Ky i dyti quhet qëndrim aktiv. Le të shohim disa premisa për ngjarje të jashtëzakonëshme në procesin e edukimit në kohën e sotme.

Nuk është efikase që prindi qëndron larg shkollës. Dhe kush prind ? Ai që gjatë pushimeve verore shprehet vazhdimisht: “Sa të filloj shkolla dhe t`i mbledhi ca,,. Pra prindi i është larguar fëmijës së tij dhe jo shkollës. Zhvillimi i fëmijës jashtë koperimit mësues – prind, rrit sjelljet neglizhuese të fëmijës dhe jo në përputhje me kërkesat e shoqërisë. Pra krijohen mundësi për kontradikta. Ky fëmijë është si ajo bima pa kujdesin e duhur: “Ose do të zhvillohet shumë, aq sa të pengoj bimët e tjera, ose do të rritet e dobët pa shëndet. Në të dy rastet ky nxënës do të konfliktohet me veprimtaritë bazë të shkollës dhe sjellja e tij jep premisa për ngjarje të jashtëzakonshme.

Sigurimi i të ardhurave për mjetet e nevojshme të jetesës u harxhon shumë kohë prindërve. Prandaj në atë kohë të paktë që i mbetet është e natyrshme të japësh dashuri dhe ngrohtësi edhe për kohën që u ke munguar. Po ashtu është efektive të japësh ndëshkime, që të sigurohet mos përsëritja gabimit edhe për kohën gjatë së cilës prindi nuk është i pranishëm në ambjentet e fëmijëve. Sigurimi i të ardhurave e lodh fizikisht prindin, kështu që pjesa e kohës që është pushim shfrytëzohet për t`u shlodhur.Ndërprerja e kësaj periudhe bëhet me vështirësi dhe humbet vëmëndja e duhur ndaj fëmijëve. Sigurimi i të ardhurave u krijon stres dhe çrregullime të tjera emocionale. Prandaj nuk arrijnë të kuptojnë çrregullimet në edukimin e fëmijës dhe rrezikun që u kanoset nga rritja e një fëmije të tillë. Edhe kur reagon ndaj kësaj gjendje, kuptohet lehtë reagimi i një njeriu të shqetësuar. Ndëshkimi që ai mund të jap është më tepër lehtësim psikologjik për vetn e tij, se sa një formë e caktuar edukimi.

Pavarësisht se në shkolla punohet shumë për njohuritë që duhet të përvetësoj nxënësi, përsa i takon edukimit të nxënësve, veprimtaritë lënë për të dëshiruar. Zakonisht edukimi i lihet spontanitetit. Në moshë të vogël të nxënësve ky spontanitet përjetohet keq nga ata vet. Për shembull ata duhet të zgjidhin shumë probleme me vetëgjyqësi. Kjo i bënë ata të mbyllur në vetvete dhe të ashpër në komunikim. Po ashtu edhe fjalori i tyre banal këtu e ka bazën. Këto fjalë me ngjyrim të fort emocional e kanë nxjerr shpesh nga situata. Duke qenë të vegjël ndërhyrja e mësuesit në raste flagrante është efikase. Por të mos harrojmë se ata quhen fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Pra kur i kanë realizuar parametrat fizik, apo performancën pothuajse sa mësuesi, ndonjë herë edhe më tepër se mësuesi. Në veprimet e tyre tashmë është e vështirë të ndërhysh, jo vetëm me prezantim verbal por edhe me përfaqësjm fizik. Prandaj sjelljet e tyre në shkollë të mesme degjenerojnë deri në përdorimin e mjeteve të forta, armë të ftota etj.

Nuk është efikase që nxënës të caktuar vijnë pa mjete mësimore në shkollë. Duke qëndruar “me duar në xhepa,, jo vetëm që për vete nuk mësojnë, por bëhen pengesë edhe për të tjerët. Konfliktet e ashpra me armë të ftohta ose armë zjarri midis nxënësve, tregojnë mospërputhje përshtatëse. Mungesat e shumta në regjistra do të justifikoheshin vetëm në rast epidemie. Braktisja e dendur e shkollës tregon që nxënësit e gjejnë perspektivën për të ardhmen, jashtë vlerave që edukon shkolla. Neglizhenca familjare është shkak që konfliktualiteti të qëndroj i hapur. Këto probleme duken qartë, që janë të shoqërisë në proces ndryshimi, por në mënyrë të rëndomtë i adresohen punës së dobët të mësuesve, ose edhe pa aftësisë së tyre.

A kanë edukatorët kompetenca dhe mundësi për t`i zhdukur këto shfaqe? Për t`i zbutur, po. Por për t`i zhdukur jo. Mundësi për t`i zbutur këto dukuri i kanë njerëzit e përgatitur dhe që punojnë me përkushtim. Por a punohet gjithmon me përkushtim?

Mësuesi tradicional sot do të grumbullonte aq shumë kontradikta rreth vetes sa që do të konfliktohej në fillim me nxënësit, pastaj me kolegët dhe në fund me autoritetet. Ndëshkimi sipas rregullores, i nxënësit që ka bërë shkelje, më parë përdorej si metodë që frenonte shpejt dukuritë negative. Sot kalon viti shkollor pa dhënë asnjë ndëshkim për nxënësit që thyejnë rregulloren e shkollës. Trajtimi më i zakonshëm është transferimi i nxënësit nga një shkollë në tjetrën, për të shmangur gjurmët e sjelljeve negative si: mungesa, kontradikta me shokët, ose sjellje jo të denja para mësuesve etj. Edukatorët sot kanë prioritet zgjidhjen e problemeve pa konflikte, ose me konflikte minimale, ndryshe nuk funksionon. Problemet e shumta që lindin dhe mbarten e kanë bërë mësuesin dhe gjithë personelin shkollor të matet me vlerat dhe performancën vetiake, të sigurojnë konsensus për sa më shumë çështje dhe problemi kur të zgjidhet, po u zgjidh. Sepse mësuesi e ndien veten shpesh të pafuqishëm për të zgjidhur të gjitha problemet. Mësuesi punon me njerëzit dhe është aq inteligjent sa të kuptoj , që kur në një shoqëri nuk zgjidhen si duhet problemet e mprehta sociale, “Kush pyet për hallet e vogla të punës me fëmijët,,. Megjithatë sa do probleme të ketë patur shkolla dhe shoqëria, mësuesit nuk e kanë ndërprerë asnjë minutë punën.

Të realizosh edukimin në arsim në një shoqëri të qetë është e vështirë, por në një shoqëri të shqetësuar (në tranzicion), patjetër do të ketë edhe dështime. Në këto 20 vjet nxënësit kanë parë dhe dëgjuar shpesh se si njerëz të grumbulluar, kanë detyruar të tërhiqen autoritetet dhe institucionet. Ndonjëherë edhe policia e ushtria. Kjo ka bërë që të shfaqen antivlera kolektive tek nxënësit. P.sh. lënia e mësimit e gjthë klasa bashkë. Duke u mbrojtur me shprehjen: “Pse të gjithëve do të na dënojnë?,,

FB_IMG_1455222652754Ngritja dhe zgjidhja e problemit gjendet zakonisht tek puna e dobët e mësuesit kujdestar. Prindërit zotohen t`i qëndrojnë më afër fëmijëve etj. Fakti që nuk gjenden udhëheqësit shpirtëror të grupit dhe që nuk dënohen sipas rregullores tregon rrënjët e thella të premisave të dukurive të tilla. Një pjesë e nxënësve vijnë nga familje me nivel të ulët arsimor. Në rastin më të mirë fëmijës vetëm i japin urdhër të mësoj, por nuk e ndihmojnë dot. Ka të tjerë që vijnë nga familje të cilat e sigurojnë jetesën mepunë jo të ligjshme, shpesh këta nuk kanë elemente të duhur të edukatës shkollore. Por kur ka nxënës me familjarë që “për mungesë faktesh i liron drejtësia dhe policia,, është edhe më keq. Këtë kontigjent, sado në intersin më të mirë të fëmijës t`i trajtojë mësuesi, problemet e tyre nuk janë ato për të cilat mësuesit janë të përgatitur. Mikroambjentet e tyre në përgjithësi nuk kanë respekt për shkollën dhe mësuesin. Pra mësuesit i mbetet jo të punoj me ata, por të luftoj me ata dhe mentalitetin e tyre shoqëror.

Vazhdon ne pjesen ketu ku mund te klikoni per ta lexuar.

Share: