Home KRYESORE Ndonjëherë injoranca e politikanëve është mbresëlënëse…

Ndonjëherë injoranca e politikanëve është mbresëlënëse…

Nga Redi Muci

Ndonjëherë injoranca e politikanëve është mbresëlënëse. Para dy ditësh kryeministri foli për “reformat” që na kanë ndryshuar jetën dhe u ndal te policia e shtetit. Ai tha se akuzave të opozitës se krimi ekziston mund t’u përgjigjet se “në vendin më të sigurt të Evropës, natën e Vitit të Ri, u deklaruan mbi 60 gra dhe vajza të përdhunuara.”

Nga t’ia nisësh më parë? Nga fakti se kryeministri jonë nuk bën dot dallimin mes ngacmimit seksual dhe përdhunimit? Nga fakti se ajo që ndodhi në Gjermani i përket një konteksti katërçipërisht të ndryshëm nga ai shqiptar për shkak të valës së emigrantëve?

Apo sepse kryeministri quan arritje veshjen e çupave të reja me uniforma që janë mall turk, ndërkohë që rrënja e krimit në vend nuk janë të fortët me kobure në xhep, por marrëveshjet e privatizimit që kryeministri bën me miqtë e biznesit e që më pas i quan “reforma”…

Share: