Nga Elmaz Sherifi
Dje pas dite studentet e vitit te pare “Master ne te Drejten Penale”, kishin provim “Filozofine e se Drejtes”…Kur nje nga studentet fliste per “Teorine e kulluar te se Drejtes”, sipas Hans Kelzen,…mu shfaq debati qe po zhvillohet ne Partine Socialiste, nese duhet zgjedhur apo jo kryetari i saj ne kongresin e radhes… Per nje moment mendova, se sa po rropaten me diskutime disa ditore per “zgjidhjen e enigmes”, mund ta merrnin per nje konsulte studentin nga Kukesi, i cili argumentonte se teoria e kulluar e se drejtes se Kelzenit, eshte teori pozitiviste e se drejtes, dhe i pergjigjet pyetjes” “cfare eshte ligji”..dhe jo pyetjes: “si duhet te jete ligji”…
Kushtetuta e PS ka percaktuar se kryetari zgjidhet cdo kater vjet… Kjo duhet zbatuar, nese pretendohet se normat e se drejtes/normat statutore, duhet te zbatohen nga partia qe pretendon se eshte demokratike…Kongresi mund te beje ndryshime ne statut, por ato nuk kane fuqi prapavepruese, pra ato do te rregullojne marredhenjet per situatat pas kongresit…Teza se kongresi do te vendos se do te zgjidhet apo jo kryetari, eshte makiaveliste, aspak e legjitimuar, pasi mandatin e kryetarit ne detyre e kane percaktuar delegatet qe e kane mandatin, jo ata qe do te marin nje mandat te ri….