Home KRYESORE NEVOJA PER SERIOZITET KUR JEPEN DEKLARATA ZYRTARE…

NEVOJA PER SERIOZITET KUR JEPEN DEKLARATA ZYRTARE…

Nga Zef Preci

Ne mungese te informacioneve te konfirmuara, por edhe me deshiren per te nxjerre ne pah punen e agjencive ligje-zbatuese, jepen shifra si kjo e meposhtmja…

Se pari, nese 2015 ka patur kete volum qarkullimi te vleresuar te parave kriminale, a mendon njeri se sa ka qend volumi me 2014 kur u “rivendos kontrolli mbi Lazaratin”???? Ne nje vit ku lufta kunder kultivimit te “bimes se vdekjes” nuk eshte me prioritet qarkullimi financiar llogaritet baraz me GDP vjetore.. Veshtire te besohet…

Se dyti, cilido qe studjon ekonomine informale dhe ate kriminale e di se vlera e nje malli te tille shtohet rruges dhe sa me afer fundit, aq me e madhe vlera. E fundi nuk eshte ketu, por ne Europen Perendimore…

Se treti, a nuk mendoni se duke permende shifra te tilla marramendese do te krijoni efektin e kundert, dmth do te nxisni fermeret e varfer, shumica e te cileve mezi nxjerrin shpenzimet e veta apo familjet qe mezi mbyllin 15/diteshin te kthejne syte nga kultivimi i kesaj bime te paligjshme? E kjo ka rrezik qe te veshtiresoje realisht veprimtarine e perditshme te agjencive ligje-zbatuese duke perfshire policine e shtetit…

Se fundi, nese me thone se eshte nje vend i botes ku qarkullimi i droges eshte baraz me GDP-ne e tij, me pakta qe me shkon ndermend eshte qe ta heq nga lista per te mos thene qe nese ndokush e kane dore, ta bombardoje me mire e ta fshije fare nga harta…

Sipas raporteve zyrtare te agjencive te specializuara te Organizates se Kombeve te Bashkuara, psh per kokainen ne tere Europen Perendimore dhe Qendrore volumi i qarkullimit llogaritet ne rreth 33 miliarde dollare USA (2011), gje qe me shtyn te mendoj se shifrat tona zyrtare jane dukshem te ekzagjeruara.

Aq me teper qe ne te njejtin raport thuhet se Shqiperia ka nje perqindje shume te ulet te individeve te perfshire, sherben si vend tranzitimi dhe origjine per nje pjese shume te vogel te sasise qe qarkullon, vetem nje numer i kufizuar grupesh ne raport me grupet e identifikuara te perfshira ne kete biznes kriminal, etj….

Per me shume, shih ketu

Share: