Home KRYESORE Orhan Pamuk: “Me ikjen e shqiptarëve zhdukemi ne nga Europa…

Orhan Pamuk: “Me ikjen e shqiptarëve zhdukemi ne nga Europa…

Nga Lis Bukuroca

Gazeta Dita shkruan: “Përgjigja e Prof.Dr.Berishës botuar sot nga DITA është më shumë se entuziaste. Pasi e quan Kuvajtin “vend mik e vlla”, ish-Presidenti shton: “Pas një periudhe të errët të historisë së tij nën regjimin e egër komunist populli shqiptar me vullnetin e Allahut u rikthye përsëri pranë vendeve të botës myslimane..”
Berisha u shpjegon kuvajtjanve se zoti paska marrë një vendim të ri në Shqipëri, por duke mos shpjeguar pafuqinë e zotit për ta penguar ndalimin e religjionit nga partia e Berishës.

Nobelisti turk Orhan Pamuk. 16 prill 1999 në gazetën gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung»,përkthim i Enver Robellit; Titull: mllefi i një kombi të pafat.

“Me ikjen e shqiptarëve zhdukemi ne nga Europa…Për çdo njeri që në Turqi e ka vijuar shkollën e mesme, Kosova është emri i një prej njëzet e pesë deri tridhjetë betejave historike, të cilat duhet mësuar përmendësh.

Tërë opinioni publik turk vajton fatin e shqiptarëve, të cilët, siç na tregon televizori, me veshjet e tyre, shtëpitë dhe gjestet aq shumë i ngjajnë turqve të Anadollit perëndimor… “,

Orhan Pamuk brengoset se nëse shqiptarët ikin, zhduket historia osmane nga Europa… dhe, dashuria turke nuk është për shqiptarë, por për historinë turke në Kosovë dhe pse aty jetojnë njerëz të ngjashëm si turqit e Anadollit perëndimor.

Kemi investuar aq shumë të dukemi pasardhës të ilirëve, europianë, dhe me një mendim, na na tregoi Pamuku se jemi vetëm fakt për të dëshmuar histori turke.

Share: