Home KRYESORE Pa çlirim të medias nuk ka çlirim të Shqipërisë

Pa çlirim të medias nuk ka çlirim të Shqipërisë

Nga Denis Muka#

Të gjithë flasin për problemin e medias, problemet sporadike por jo më kot, nuk bëhet kurrë një sintezë e gjithë sistemit që mbahet mbi manipulimin, abuzimin dhe mbjelljen e injorancës sistemike. Kushtetuta shqiptare i rezervon një rol të rëndësishëm fjalës së lirë dhe së drejtës së informimit, edhe si pasojë e vuajtjes së madhe që pasuam përgjatë diktaturës enveriste.

Në erën e informimit këto dy të drejta janë të lidhura ngushtësisht dhe një shtet që punon për qytetarët duhet të kujdeset edhe për formimn e tyre të shëndoshë. Por ne nuk kemi ende një shtet që punon për qytetarët. Formimi i qytetarëve është kushti thelbësor për instalimin e një sistemi demokratik, ku mbizotëron mendimi kritik si mburojë ndaj forcës së pushtetit. Regjimet shqiptare janë ngritur në antitezë me demokracinë dhe mbi me idenë e mbajtjes të qytetarëve në injorancë dhe dizinfomim kostant për një sundim të qetë.

Shkatërrimi i shkollës ka bërë që sot shqiptarët të jenë një popull televiziv edhe pse pa televizione në kuptimin e asaj çfarë kërkon Kushtetuta. Njerëzit formojë idetë dhe konceptet kryesisht nëpëmërmjet medias dhe pastaj pa kuptuar i përsërsin gjatë ditës sikur të ishin të tyret. Për këtë arsye flitet për një pushtet të medias, sepse formojnë apo deformojnë mendjen e njerëzve, pa e kuptuar këta të fundit.

Me të drejtë sot, nuk flitet më për median si pushteti i katërt por si pushteti i parë sepse mbjellja e ideve tek qytetarët është burim fitimi dhe legjitimimi për pushtetin ekonomik dhe politik. Teleqytetarët shohin si të rëndësishme, vetëm ata njerëz dhe fenomene që arrijnë të dalin në media. Kush nuk arrin të dalë në media, thjesht nuk ekziston pavarësisht rolit që ka në shoqëri.

Kuptohet qartë që çdo regjim nëse kontrollon kanalet e infomimit kontrollon mendjet e njerëzve, pa qenë e nevojshmë të përdorë forcë mbi ta. Formati video ka efekte çorientuese për trurin e njerëzve, duke veshur informacionin me efekete që hapin trurin pa nevojën e ndonjë çelësi apo ndonjë reflektimi. Mbajtësisit e pushtetit paguajnë pasuri kolosale për ndërtimin e kësaj bote virtuale, duke orientuar sjelljet konformiste ndaj pushtetit si dhe duke eklipsuar apo denigruar çdo aksion që sfidon realisht sistemin. Prandaj sistemi, lejon që edhe “kritika, analistët, shoqëria civile” që dalin në ekranet e tij të bëjnë atë oponencë të padëmshme dhe pa treguar kurrë rrugëdaljen e vërteëtë.

Në këtë mënyrë media, humbet rolin e saj fillestar për të cilën u krijua. Ky rol kishte të bënte me qarkullimin e ideve që ka shoqëria, në mënyrë që shqetësimet dhe ankesat e njerëzve mos të treten në kafe por të bëhen aksion për ndryshimin e gjërave.

Media shqiptare qarkullon vetëm idetë dhe njerëzit e sistemit, duke i detyruar shqiptarët ta pranojnë kastën si të paeevitueshme dhe duke zgjedhur vetëm mes të keqes më të vogël. Po të vëm re me kujdes, të gjithë njerëzit e kastës, fajësojnë qytetarët për gjendjen e ndodhur duke u thënë se vetë i kanë zgjedhur, sikur këta të shkretë të kishin ndonjë alternativë tjetër.

Kapja e medias është shprehja më e qartë e kapjes së shtetit, ekonomisë, akademisë, si dhe garancia më e mirë për të neutralizuar çdo lloj përpjekje për ndryshim.

Për këtë arsye, çdo raport ndërkombëtar mbi Shqipërinë kritikon kaq ashpër gjendjen e medias shqiptare si një kancer që pasi degradoi shtetin, demokracinë, ekonominë po degradon çdo vlerë shoqëore dhe kulturore të bashkëjetesës mes shqiptarëve. Shqipëria sot njësoj si partitë politike, disponon dhjetëra media por asnjë informacion. Shqipëtarët me telekomandë në dorë janë njësoj si para kutisë së votimit kur duhet të zgjedhin më pak banalen. Por kjo nuk është zgjedhje por karikatura e saj.

Le ta fillojmë me televizionin publik shqiptar, që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe harxhon në vit dhjetëra miliona euro. TVSh-ja nuk u shkëput kurrë prej pushtetit, dhe për atë Shqipëria lulëzon nga viti në vit. Shteti shqiptar ka detyrimin kushetutes të promovojë artin, kulturën dhe jo tìia delegojë kanaleve private (sot digitalb ka përvetësuar artin dhe kulturën si zëri i shqiptarëve, ky është turp) Larg modeleve të televizoneve publike dinjitoze si RAI, BBC, ARD, televizioni publik, edhe atë eksperiencë e mjeshtra që kishte i braktisi dhe u katandis në një karantinë të mbushur me vemje, injorantë dhe militantë që vjedhin paratë e shqiptarëve.

Por kjo nuk ndodh rastësisht, por për të favorizuar televizionet private dhe kryesisht, Top Channel dhe Klan, që rrëmbyen jo vetëm, audiencën, reklamat, frekuencat, por dhe ambientet më prestigjoze si dhe pasuritë konematografike të Kinostudios etj. Por ngritja e TVSH do të thotë rrezikim i monopoleve që kanë krijuar tashmë këto dy perandori të dizinformimit, mbi të cilët mbahet kasta dhe përligjia e tyre mbi plaçkitjen e Shqipërisë.

Çlirimi i Shqipërisë, nis pikërisht nga çlirimi i medias prej këtyre monopolistëve të rrezikshëm që operojnë kundër Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare. Media është në duart e pak njerëzve madje kundër ligjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Kurse, Digitalb si dhe Tring, prej vitesh kanë uzurpuar frekuencat e 4G, duke mos paguar asnjë taksë, duke penguar qëllimisht sistemin numerik në Shqipëri, duke detyruar shqiptarët të blejnë aparatët e tij dekoder, në kundërshtim me të gjitha direktivat evropiane mbi asnjëanësinë dhe lirinë e mjeteve të informimit.

Me largimin e kastës mbeten urgjente, adoptimi i disa reformave rrënjësore të propozuara në projektin SOS, si: Zgjedhjen e Drejtorit të AMA-s dhe TVSH-së direkt nga populli, ndalimi i çdo personi fizik të ketë më shumë se 20% të aksioneve në një Televizion, mospërqendrimin më shumë se 30% të reklamave në një TV të vetëm, shtrirjen e sistemit numerik sa më shpejt që të lejojë me tepër operatorë në treg, blerja dhe subvencionimi i aparateve jo monopol i një kompanie, kontrata të sigurta për gazetarët që të mbrohen prej pronarëve të mediave; ndarja e botës së biznesit nga mediat; largimi i gazetarëve që nuk respektojnë kodin etik; ndalimin e programeve dhe reklamave që degradojnë vlerat dhe bashkëjetesën paqësore, etj.

Denis Muka eshte aktivist i ShqipOn

Share: