Home KRYESORE Idrizi përplasje me MPJ në Komisionin e Jashtëm per kauzen came

Idrizi përplasje me MPJ në Komisionin e Jashtëm per kauzen came

Deputeti i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Reformen Territoriale./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, during a parliamentary session.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, denoncoi në Komisionin e Jashtëm Parlamnetar, mungesën e përfaqsuesve të Shqipërisë në një konferencë shkencore te zhvilluar kete radhe nga ministria e jashtme greke, por mbi çështjen çame.

Idrizi ka kërkuar nga përfaqsuesit e Ministrisë së Jashtme shpjegime, pse në këtë konferencë munguan përfaqësues të ministrisë shqiptare duke shtuar se sipas tij përfundimet e kësaj konferencë, janë kundër zgjidhjes së çështjes çame.

“Nga kjo konferencë dalin disa përfundime, të cilat nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, del qartazi se shteti grek jo vetëm e di që  çështja çame është një çështje për t’u zgjidhur, por po merr të gjitha masat që të ketë argumentet ligjore dhe historike kundër saj. Në këtë pikë, nuk prisja ndonjë qëndrim tjetër nga Greqia. Mirëpo, kjo rrëfen se shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur.

Nuk ka asnjë konferencë shkencore, të organizuar nga ju për çështjen çame, për të  krijuar një dosje të plotë dhe serioze me argument të forta juridike dhe historike përballë Greqisë. Qoftë edhe një konferencë, në të cilën të marrin pjesë edhe këta përfaqësues grekë, për të ballafaquar qëndrimet”, tha Idrizi.

Redaksia e Perqasje.com komplimenton kete qendrim te nen kryetarit te parlamentit shqiptar dhe i sugjeron qe ky lloj presioni ndaj vete qeverise se Tiranes duhet te jete konstant, por edhe aktivizim te komponenteve came te cileve nuk i mungojne kompetencat. Ndryshe ceshtja came do mbetet gjithmone ne kalendat greke.

Share: