Nga Selim Ibrahimi
Duke filluar nga shteti nordik Norvegjia e deri tek Maqedonia, ligjet dhe kërkesat për vetëqëndrim dita ditës ndryshojnë.Sfidat jetësore për shtetasit pa shtet sa vijnë e bëhen më të mëdha dhe me tendenca që ky vit të mos jetë viti i rikthimit por i dyndjes masovike të shekullit
Qindra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Magrebi kërkojnë shpëtim në Evropën e vjetër.Banorë të zhvendosur nga rajonet e konflikteve sektare nga deti dhe toka kanë vërshuar BE-në me gjasë se do të gjejnë një sistem më të mirë jetësor dhe një rregullim më të shëndoshë të qeverisjes.
Disa nuk arritën, pasi fati tragjik dhe deti i rreptë i Mesdheut i fundosi shumë fëmijë dhe të rritur.Migrimi njerëzor rikthehet në kontinentin Euro-Aziatik nga Babilonia historike e deri në veri të Evropës.
BE tani është bërë më e reptë me refugjatët të cilët nëpërmes azilit apo qëndrimit të përkohshëm nuk dëshirojnë ta marrin rrugën e deportimit.
Planet e BE-së shkojnë deri aty sa të krijohen kampe në jug të Evropës deri sa një ditë ata të kthehen në Sirinë apokaliptike të forcave rivale të ndarë në sektorë dhe sekte nga forcat lokale dhe Fuqitë e Mëdha.
Një raport konfidencial i BE-së tregonte për planet ushtarake të Evropës për t’i parandaluar ushtarakisht anijet e refugjatëve në Detin Mesdhe.
Megjithatë BE gjindet në krizë ende më të thellë duke u nisur nga planet e Britanisë së Madhe për dalje nga unioni.
Nuk është vetëm BE e cila duket se nuk ka plane afatgjate se si t’i dilet në krye krizës.Problemi sirian është më i madh dhe në kontekstin global kjo është për tu shqetësuar sepse, këtu kemi të bëjmë me tragjedi ku shpeshherë dimensioni humanitarë harrohet përballë etheve të nacionalizmit.
Gjatë vitit 2016 sipas indikacioneve më shumë kemi të bëjmë me gjeopolitikën e emigrantëve në truallin evropian.
Ndonjëherë ndodh që gjeopolitika t’i tejkalojë përmasat e ligjit ndërkombëtar dhe vendin ta zë interesi nacional dhe etnik përmbi aktet dhe normat humanitare.
Për sa u përket arsyeve se pse refugjatët nga Lindja e Mesme por edhe nga e Largët ia mësyjnë Evropës, kjo lidhet më së miri me sigurinë dhe lirinë që pretendojnë ta arrijnë në shtetet e BE-së.
Shtetet autokratike të Lindjes së Mesme tashmë kanë marrë një pamje të zezë në botën e re që po krijohet nga kriza siriane dhe modeli i jetës së humbur kërkohet në Perendimin liberal po nga këto të ikur.
Po rreziku që ka përfshirë shtetet e Evropës ka bërë që interesi nacional të implikojë mbylljen e kufijëve për refugjatët ose vendosjen e masave të ashpëra ligjore për azil.
Duke filluar nga shteti nordik Norvegjia e deri tek Maqedonia, ligjet dhe kërkesat për vetëqëndrim dita ditës ndryshojnë.
Sfidat jetësore për shtetasit pa shtet sa vijnë e bëhen më të mëdha dhe me tendenca që ky vit të mos jetë viti i rikthimit por i dyndjes masovike të shekullit.
Ndonjëherë luftërat dhe zhvendosja e popullatës kalkulohet lehtë tek aktorët jo shtetërorë me pasoja të rënda për popullatën tashmë të shpërndarë nëpër shtetet e Evropës.
Megjithatë vetë shtetet e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë për ta.Mbetet që toka e premtuar evropiane për refugjatët, një ditë liderët e tyre ta kthejnë në parajsë Damaskun, Palmyrën,Mosulin dhe Kobanin.Një shpresë që me armëpushimin e arritur në mes aktorëve kryesorë, popullata nga Lindja e Mesme të mos dyndet më drejt kontinentit evropian dhe përtej oqeanit.
*Selim Ibraimi- është drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-Maqedoni