Home KRYESORE PKD mbeshtet ndryshimet ne qeveri, por i kujton Rames qe kjo parti...

PKD mbeshtet ndryshimet ne qeveri, por i kujton Rames qe kjo parti nuk perfaqesohet ne qeverisje

Partia Kristian Demokrate nepermjet kryetarit te saj Dhimiter Muslia mbështet ndryshimet ne qeverinë “Rama”, por duke i kujtuar marrëveshjen e bere para 23 qershorit ku thuhet qartazi se PKD duhet te ishte pjese e kabinetit te Rames qe ne fillesat e tij, per arsyen se fitoi një mandat deputeti ne qarkun e Shkodrës , duke thyer bastionin e se djathtës dhe mbi 9 000 vota ne rang vendi.

“Ne si PKD I kemi dhëne gjithë tolerancën e nevojshme qeverise aktuale , kemi mirëkuptuar nevojat e Kryeministrit Rama per te krijuar një ekip ne përputhje me kërkesat dhe pritshmerite e tij te fazes se pare. Tani besojmë dhe shpresojmë qe është momenti I përshtatshem per te përfshire edhe PKD-ne ne ekipin e Rilindjes, per t’i dhëne me tepër frymëmarrje reformave dhe per te permiresuar akoma me tej performance qeverisëse. Ashtu sic është vepruar deri me tash me disa parti tjera politike pjese e koalicionit parazgjedhor , duhet te veprohet edhe me PKD-ne , sepse sjellja me dy standarde është jo korrekte dhe krijon çoroditjeje ne elektorat. Përfshirja e PKD-se ne qeverisje per me tepër I shërben procesit te integrimit Europian duke çuar një sinjal pozitiv ne selite diplomatike me te rëndësishmes , ndjeshmëria e te cilëve ndaj filozofisë Kristiane është shume e larte.”  thuhet ne komunikaten e shtypit firmosur nga kryetari i ri avokati Dhimiter Muslia

Share: