Home KRYESORE Behuni vetvetja!

Behuni vetvetja!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Perpara pak ditesh nje koleg imi shume i ditur dhe i kulturuar ne erdhi ne zyre i trazuar dhe me kerkoi mendimin tim….

“Kam rene ne hall te madh. Kur kritikoj mazhorancen me akuzojne se po paguhem nga opozita. Kur kritikoj opoziten me akuzojne se po paguhem nga mazhoranca. Kur kritikoj te dyja, edhe mazhorancen edhe opoziten me akuzojne se po paguhem nga armiqte e huaj. Kur heshte ndaj dy paleve me akuzojne si sahanlepires. Cfare te bej?- Me pyeti”

Une mendova pak dhe i thashe:

“Beju vevetja. Mos prit kurre ne demokraci te te shajne dhe as te te lavderojne te gjithe. Nese pret dicka te tille, do te thote se do te vdesesh duke pritur. Do te thote se vuan nga sindromat e totalitarizmit. Ne demokraci mendimi pro eshte po aq i rendesishem edhe sa mendimi kundra. Ketu dallon sistemi dhe shoqeria demokratike nga gjithe sistemet e shoqerite e tjera. Vetem athere kur ne shqiptaret do ta kuptojme dhe do te pajtohemi ne kete fakt do te leme pas te kaluaren totalitare dhe do hyjme ne portat e demokracise”.

Behuni vevetja!

Share: