Home KRYESORE Politikë pa parime!

Politikë pa parime!

Nga Nexhat Hasani

Në skenën politike tek ne kemi një numër jo të vogël të politikanëve të cilët nuk kane parime e ideal, dhe nuk janë konsekuent në veprimtarinë e të berit politikë.

Neve për 17 vite të demokracisë, jemi dëshmitar se si kan ndodhor dhe janë duke ndodhur lëvizje apo ndrrim i subjekteve politike nga shumë politikan. Keto lëvizje janë bërë prej pjestarëve të partive politike të cilat në mes vete kan shpërputhje të medha nga ana programore. Një sërë politikanesh brenda pak viteve kan ndrruar dy apo tri parti dhe prap janë kthyer në subjektin e tyre të parë politik.

Në shtetet që kane demokraci të konsoliduar dhe me shoqëri të rafinuar, ky fenomen është i papranuar dhe paradoksal. Paramendoni, sikur në SHBA të kishim lëvizje të këtij lloji nga Republikanet tek Demokratet, apo anasjelltas, varësisht se cili mban pushtetin. Si do të reagonte shoqëria amerikane në këtë rast?!!

Apo, çfar reagimi do bënin francezët në qoftë se politikanët e së majtës që përfaqesohet nga Partia Socialiste do të kalonin në krahun e së djathtës që perfaqesohet nga Union pour un Mouvement Populaire, apo anasjelltas?!!

Ndaj kësaj dukurie populli francez do ishte i ashpër dhe tejet i rrept!

Fenomenet e tilla ndodhin për arsye të interesave të ngushta personale dhe përfitimeve sa më të mëdha matriale, dhe krejt kjo duke e keqpërdorur emancipimin e ultë të shoqerisë!

Profesori ynë i nderuar, Ukshin Hoti, thote; “Politika pa parime dhe ideal është ekskluzivisht për pushtet dhe përfitime personale”

Share: