Home KRYESORE Prokuroria nuk heton policet qe dhunuan studente, por ata qe goditen me...

Prokuroria nuk heton policet qe dhunuan studente, por ata qe goditen me veze

Nga LËVIZJA PËR UNIVERSITETIN

Sot Prokuroria e Tiranës ka nisur procesin penal ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema, duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit.

Në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2,

Prokuroria e Tiranës është shndërruar në vegël mjerane të atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare. Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi ndaj studenteve është politik.

Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama. Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe. Ne nuk kemi frikë. Ne do të jemi frika e pushtetarëve të korruptuar deri në palcë. Studentë dhe qytetarë, bashkohuni për universitetin, për shoqërinë!

Share: