Nga Emin Azemi
Po vërej nje fare entuziasmi te papermbajtur per sa i perket paraqitjes e pare publike dhe marrjes me procesimin e disa rasteve kriminale nga ana e prokurores Fatime Fetahu. Nuk po shoh asgje te jashtezakonshme.
Çka po bën ajo më shumë se një mësues në ndonjë fshat malor të braktisur që nxjerr në dritë qindra shkollarë? Çka po bën ajo më shumë se një mjek i ndershëm që nuk kursen asgjë për t’iu gjendur pranë të sëmurve? Çka po bën ajo më shumë se një gazetar profesionist që punon nën kushtet e presionit psikologjik e politik për të sjellë në vëmendjen e publikut të vërtetën? Çka po bën ajo më shumë se një veterinar i zellshëm i cili bën kilometra rrugë për të përmirësuar kushtet shëndetësore të bagëtive?
Ajo po e kryen normal pune e vet, si gjithe profesionistët tjerë, vetëm me një përparësi se asaj po i mundësohet të punoj brenda disa kornizave më të avancuara ligjore. Çdo kush po ti kishte këto kushte, do të punonte si Fatmija.
Prandaj, kjo nuk është meritë personale e saj, se mos të ishte ajo, do të gjendej ndonjë Fatime tjetër dhe nuk kemi nevojë të bëjmë herojë prej njerëzve që kryejnë detyra shumë normale që ua garanton ligji dhe presioni ndërkombëtar. Të përmbahemi nga euforia e shpalljes së njerëzve heronjë kur ata spo bëjnë asgjë më shumë se për çka janë të paguar dhe ngarkuar të punojnë. Gjithsesi, Fatimja është një shembull i mirë i profesionistes që i bindet kauzës profesionale e jo asaj politike-partiake.
Kaq, asgjë më shumë për të smund të themi.