Home KRYESORE PROSTITUTAT dhe arnimet ligjore

PROSTITUTAT dhe arnimet ligjore

Nga HABERET E MITRO CELA

…Në komisionin e ligjeve po arrnohej kodi penal. Pse them arrnohet? Sepse deri më sot janë bërë 9 korigjime. Po të shtojmë edhe 7 koregjime të Gjykatës Kushtetuese, kuptohet që Kodi Penal është “bërë çorbë derri?!”

Arrnimi i parë. Të dënohen me burg prostitutat dhe dhe burrat që paguajnë para për seks jashtë kurorës martesore. Si argumentuan deputetët, vënien e prangave edhe për burrat pa moral?

Fakti u mor nga ekonomia e tregut. Pse ka domate në treg,- tha një deputete? Sepse qytetarët blejnë me para domate. Në se qytarët nuk do të blenin, tregu nuk do të kishte domate. Për llogjikë. Në se burrat nuk do derdhnin para për seks të ndyrë, atëherë nuk do kishte në qarkullim prostituta?!

Por argumenti “domate” nuk i bindi një takëm deputetësh në Komisionin e Ligjeve. Një deputet, pasi vrënjti vetullat, pyeti: “ Po me kastravecin çfarë ndodh?” Po të jenë së bashku, domatja dhe kastraveci, formula fuksionon…Nuk vonojë përgjigja…. Dhe ha…ha e ku..ku…

Mjaftuan domatja dhe kastraveci, që në kod të “ngulet edhe një gozhdë” me burg. Dënime me burg do të ketë edhe për komisonierë që vjedhin vota. Dënim me burg për ata që shesin e blejnë para, pa liçencë nga banka. Burg kush rreh gruan. Burg kush ofendon sekretaren. Burg për pleqtë dhe plakat që kapen me hash të mbjellë në oborr?!

Share: