Home KRYESORE Pse ne Parlamentin shqiptar flitet “lare e pa lare”?

Pse ne Parlamentin shqiptar flitet “lare e pa lare”?

Nga EDGAR FRASHERI

Eshte pyetja qe eshte konsumuar me shume nga njerzit e zakonshem gjate ketyre dy dekadave mbas krijimit te Parlamentit pluralist dhe besoj se gjithesejcili e ka menduar pergjigjen ne menyre individuale ne vartesi te kodit personal moralo-etik apo shkalles se civilizimit. E theksoj “personal” sepse perndryshe, po te kishte nje kod moralo-etik dhe shkalle qyteterimi te vendosur e pranuar nga e gjithe shoqeria, atehere edhe Parlamenti nuk do te ishte ne kete katandi. Ai pasqyron pikerisht kete mungese morali shoqeror te mbare popullit shqiptar. Para dy muajsh, me kujtohet qe ne Parlamentin italian, ndodhi nje skandal sepse njeri nga opozita perdori nje shprehje duke folur ne seance duke ju drejtuar nje deputeteje, por qe mund te merrej me dy kuptime. Dy jave u diskutua nese vertete mund te interpretohej si fyerje apo jo. Ne fund te fundit Komisjoni perkates i atij Parllamenti perjashtoi per dy jave deputetin ne fjale, sepse kishte shkelur etiken e parlametarit dhe duhej te kerkonte falje publikisht. Dhe keshtu ndodhi. Kjo nuk do te thote se italjanet nuk shajne, perkundrazi ata kane nje fjalor mjaft te pasur, qe ne fakt ne nuk e kemi kaq te larmishem. Por ai kodi moral i shoqerise, dallon zhargonin e rruges, nga fjalori qe perdoret ne nje vendi si Parlamenti.

Atehere, per ta thelluar me tej arsyetimin qe Parlamenti jone flet me kodin e moralit te shoqerise, mendoj se zhargoni vulgar i parlamentareve tane stimulohet e se pari nga vete liderat e politikes sone qe perfaqesohen ne Parlamentin tone. Pikerisht jane keta lidera qe kane thyer te paret kodin e etikes se te folurit, duke I hapur rrugen anetareve apo deputeteve te thjeshte ti tejkalojne ata ne retorika qe duhej tiu skuqej faqja. Perkundrazi, meqenese Parlamenti tani eshte kthyer ne fushe-beteje fjalesh dhe jo koburesh si dikur, vete partite kane ndare rolet brenda deputeteve se cfare gjuhe do te perdore njeri apo tjetri. Keshtu qe duke u dhene leja brenda partise, atehere felliqesite e nxjerra nga goja e tyre nuk ka as frene dhe as kufi. Kjo rrjedh edhe nga fakti i pranuar brenda per brenda Parlamentit, qe ndryshe nga ai italiani sipas shembullit te mesiperm, se nga ana administrative, ndonese rregullat e Parlamentit e percaktojne, nuk eshte marre asnje mase per te respektuar etiken brenda shtepise. Te tere te jane perlyer sepse rrejedhin nga i njejti soj.

Nga ana ana tjeter mendoj se, nje tjeter aresye te kesaj goje-shthurje, ka ardhur dora dores duke u intensifikuar e pasuruar ngaqe parlamentari shqiptar, qe diten e pare kur “parlamentaroi”, mesoi se fale imunitetit qe gezon eshte i papergjegjshem para ligjit per ato qe thote e per ato qe ben. Ky nen i ka dhene atij ose atyre lejen te behen arrogante, te pasjellshem e te pamoralshem edhe sikur mos kene qene te tille. Pra shif rrushi rrushin piqu. Por meqenese parlamentaret nuk jane te zgjedhur nga vota e drejt per drejte e popullit, eshte pikerisht ky popull qe ata nuk e futin fare ne numur. Ata i friken vetem Njeshit te tyre e zbatojne verberisht urdherat e tij sepse prej tij jane bere te tille, me nje tufe privilegjesh. Pra muniteti parlamentar eshte ekuivalent me imunitet partiak. Atyre kaqe shume u ka plasur cipa saqe, edhe se perdite mbushin faqet e gazetave apo videove te cilat shihen nga mbare populli, jo vetem nuk kane ndonje ndroje qe jane aktore videosh porno-politike te cfaqura publikisht, por jane te larguar kaqe shume nga realiteti i dites, saqe shpesh te lind pyetja tjeter, nese jetojne mes nesh keta apo rrojne ne nje bote tjeter.

Ne fakt ata jetojne fare mire ne ate bote qe e kane ngritur apostafat per veten e tyre sepse pikerisht ato nene ku percaktojne privilegjet e perfitimet e tyre, i kane votuar e miratuar jo vetem pa u share dhe ne mirkuptim te plote me njeri tjetrin por edhe larg syve e vesheve te popullit. Nga ana tjeter, parlamentaret tane ata jane edhe frikacake. Duke qene prefaqesuesit ne shkallen me te larte te korrupsionit e makateve qe kane bere ne kurriz te popullit nder vite, sepse “partia shpk” tyre ka bere kujdes te fute nen mburojen e deputetit pikerisht ata me te perlyerit qe edhe jane me besniket e saj, ata ndonese ne retorike tregohen te guximshem e sypatrembur, ne fakt nen lekure kane friken e ndeshkimit.

Prandaj nuk ka ndodhur asnjehere deri me sot qe qofte edhe nje parlamentar i vetem, pale kryetar partie telenovela e parlamentitqe udheheq me shembullin e tij, te kene marre fjalet apo akuzat e sharjet nga Parlamenti, te kene shkuar ne tryezen e organit te akuzes, per ti hedhur ato ne leter me firme, duke kryer keshtu nje detyre te larte qytetare te misionit te tyre ne nje vend te gerryer nga mekati. Dhe keshtu, pa shume retorike, do te vihej edhe organi akuzes para pergjegjesise per mos kryerjen e detyrave te veta kushtetuese, gje qe nuk ka ndodhur deri me sot. Kjo tregon se ata kane frike nga njeri tjetri prandaj dhe ne kete pike jane ne konsesus te plote sipas motos ”mos me prek, nuk te prek”.

Kush e prish kete konsensus, shkakton termet ne politiken shqiptare. Koha ka treguar se politika shqiptare nuk ka as moralin dhe as synimin qe ta prishe status kuone. Jane pikerisht ligjberesit e emeruar qe jane rreshtuar ne rradhen e pare te ruajtjes te ketyre te ashtuquajturave ekulibre te tipit mafioz, duke u bere vete armiq si dhe shtetin qe nga organi me I larte Sovran, armik te popullit.

Zoti na ruajte nga keta Deputete!

Share: