Home I pakategorizuar PSE U NDALUA MARIHUANA, DHE NJERIU QË BËRI MASHTRIMIN E MADH

PSE U NDALUA MARIHUANA, DHE NJERIU QË BËRI MASHTRIMIN E MADH

NGA JOHANN HARI

Ka shumë njerëz në botë që pyesin veten pse marijuana është e ndaluar? Pse njerëz të cilët e konsumojnë ose shesin atë, ende arrestohen?

Shumë supozojnë se, dikush, diku, dikur në botë, në një moment të caktuar, kur nuk kishte prova shkencore ka arritur në përfundimin se kanabis ishte shumë më vdekjeprurës se çdo drogë tjetër e përdorur deriatëherë, më shumë se alkooli dhe cigaret.

Kush ishte atëherë personi që ka marrë mundimin të japë preteksin e një lufte në të cilën tashmë janë angazhuar të gjithë?

Kur kam filluar për të analizuar të dhënat publike për librin tim “Ditët e para dhe të fundit të luftës me drogat”, me qëllim për të gjetur se pse kanabisi u ndalua në vitet tridhjetë, kuptova se autori ishte vetëm një njeri.

Në vitin 1929, një zotëri i quajtur Harry Anslinger u emërua kreu i Departamentit të Ndalimi të Alkoolit në Uashington. Në atë kohë, qeveria ishte në luftë të dëshpëruar e të pasuksesshme për ndalimin e konsumit të alkoolit. Gangsterët kontrollonin lagje të tëra. Alkooli, shpërndarja e të cilit ishte në duart e kriminelëve, ishte një plagë e vërtetë.

Për këtë arsye u vendos për t’i dhënë fund ndalimit të alkoolit. Vendim ky që frikësoi Harry Anslingerin. Ai qëndronte në krye të departamentit më të madh të luftës kundër krimit të organizuar, dhe papritmas shikonte që ishte mbetej pa punë. Deri pak para liberalizimit të alkoolit, Anslinger kishte argumentuar se kanabisi nuk ishte një problem. Ai nuk është i dëmshm – deklaronte ai – dhe nuk ka ide më absurde se ajo që pretendon se kanabisi i bën njerëzit të dhunshëm. Pastaj papritmas, kur departamenti i tij kishte nevojë për të gjetur një objektiv të ri, ai njoftoi se ai kishte ndryshuar mendjen. Pas kësaj ai filloi t’iu shpjegojë njerëzve se çfarë pasoja ka përdorimi i kanabisit. Së pari, ai sjell gjendje kllapie; pastaj bie në humnerën e ëndrrave erotike dhe më vonë humbasin aftësitë për të formuluar mendime. Në fund, kemi arritur në pikën e pashmangshme: çmendurinë. Marijuana kthen konsumatorin në një kafshë të egër. Anslingeri paralajmëronte: nëse marijuana do takohej me Frankenshteinin, ky i fundit do të vdiste nga frika.
Harry Anslinger ishte i fiksuar me një rast në veçanti. Në Florida, një djalë i quajtur Viktor Likata kishte vrarë familjen duke i goditur me sëpatë. Anslinger dha shpjegimin se incidenti ishte shkaktuar ngaqë autori kishte pirë atë farë të keqe demoniake. Rasti shkaktoi panik në mesin e amerikanëve.

Cila ishte prova që kishte Harry Anslinger se kanabisi ishte shkaktar gjendjes demoniake tek përdoruesit? Vetëm tani rezulton se ai i kishte shkruar tridhjetë shkencëtarëve kryesorë, me pyetjen “nëse kanabis ishte i rrezikshëm dhe nëse duhej ndaluar?”. Njëzet e nëntë prej tyre thanë jo. Vetëm njeri u përgjigj në mënyrë pozitive. Anslinger zgjodhi atë që ishte përgjigjur se kanabisi ishte i rrezikshëm. Duke ja ofruar amerikanëve të shoqëruar me rastin Likata, amerikanët u terrorizuan. Në një atmosferë të plotë të panikut, marijuana u ndalua. Më vonë, Shtetet e Bashkuara i kërkoi vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Shumë e konsideruan idenë të pabazuar dhe nuk pranuan. Për shembull, Meksika ktheu përgjigje se politika në lidhje me drogërat, duhet bërë nga mjekësia dhe jo nga politikanët; dhe sipas mjekëve meksikanë kanabisi nuk ka shkaktuar këto probleme që ofronin amerikanët, ndaj nuk pranoi ta ndalonte. Pas këtij qëndrimi refuzues, Shtetet e Bashkuara të cytura nga Anslinger urdhëruan Meksikën të ndiqte të njëjtën linjë sjelljeje proibitive ndaj kanabisit. Por Meksika rishtas nuk pranoi, derisa SHBA-ja ndërpreu furnizimin me qetësues. Në momentin kur në spitale meksikane munguan këto ilaçe dhe qytetarët filluan të vuajnë pasojat, vendi u detyrua të deklarojë luftën kundër marihuanës.

Por nëqoftëse në planin ndërkombëtar Anslinger kishte arritur ti mbyllte gojën Meksikës, në frontin e brendshëm kishte ende shumë pyetje që donin përgjigje. Michael Ball, një mjek i madh amerikan i shkroi Harry Anslinger duke i shprehur shqetësimet e tij. Ai shpjegoi se në universitet kishin përdorur kanabis dhe efekti i vetëm ishte përgjumja. Është e mundshme që kanabisit të çmend – i shkroi ai – por ne kemi nevojë për kërkime shkencore që e vërtetojnë këtë.

Prerazi Anslinger tha: ne nuk mund t’iu lejojmë të çlironi këtë demon të quajtur marihuanë dhe nuk do të keni kurrë para për të financuar kërkime të tilla, kurrë.

Për disa vite rresht mjekët u përpoqën ti tregonin atij se supozimet që bënte ishin të gabuara. Por Anslinger kundërsulmoi, duke i paralajmëruar se “po lëviznin në tokë të rrezikshmë dhe duhet të bënin kujdes”.

Sot, pjesa më e madhe e botës ende duket se është në një mendje me provat e paraqitura për ndalimin e kanabisit të paraqitura nga Harry Anslinger, ku prova kryesore ishte vrasja e bërë nga Viktor Likata. Por edhe kjo provë ka filluar të lëkundet. Dikush shkoi të kërkoj në mesin e dokumenteve psikiatrike të Viktor Likatës, dhe zbuloi se nuk ka prova Likata kishte përdorur ndonjëherë kanabis. Përkundrazi, në familjen e tij ka pasur shumë probleme psikologjike, por psikiatri i tij kurrë nuk kishte përmendur përdorimin nga Likata të marihuanës.

Ish-këshilltari kryesor për drogat i qeverisë britanike, David Nutt thotë se në qoftëse kanabisi shkakton psikoza,, atëherë ëshjtë shumë e lehtë për të provuar. Në këtë rast, se rritet konsumi i kanabisit, do të rriten psikozat, dhe e kundërta, ulja e konsumit të kanabisit, do të ulë psikozat. Mirëpo nga të dhënat e mbledhura, rezulton se megjithëse në Britaninë e Madhe është rritur me 40% konsumi i kanabisit krahasuar me vitet gjashtëdhjetë, psikozat kanë qëndruar në të njëjtin nivel të viteve gjashtëdhjetë.

Në fakt, provat shkencore tregojnë se kanabisi është më i sigurt se alkoolit. Nëse çdo vit alkooli në SHBA shkakton dyzet mijë viktima, nuk ka të rregjistruara të tilla nga kanabisi, përveç rastit të një shoku të ëillie Nelson, i cili thotë se shoku i tij vdiq pasi një deng i madh kanabisi i ra në kokë.

Për këtë arsye, në vitin 2006, një njeri i quajtur Mason Tvert nga Kolorado i hodhi një sfidë kryetarit të atëhershëm të Denverit dhe më vonë guvernator, John Hickenlooper. Hickenlooper është pronar i disa fabrikave të birrës që shesin alkool në gjithë shtetin, një aktivitet që e ka bërë të pasur. Hicknelooper pretendonte se kanabisi është i dëmshëm dhe për këtë arsye duhet të ndalohet. Mason e sfidoi atë në një duel: njeri kishte një arkë me birra, dhe tjetri një paketë me cigare kanabisi. Sa herë që njeri do pinte një gllënjkë birrë, tjetri do të thithte cigaren me kanabis, për të parë kush vdes i pari. Ishte më te vërtetë një duel i zjarrtë që për fat nuk përfundoi me të vdekur por me një të dehur dhe tjetrin në gjumë.

Pas kësaj Mason vazhdoi të udhëheqë fushatën për legalizimin e kanabisit në shtetin e tij, dhe popullata e Kolorados e ka mbështetur në këtë iniciativë me dhënien e pesëdhjetë për qind të votave në referendumin e zhvilluar për këtë çështje. Tani të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në lokalet e lejuar, të cilat janë subjekt i taksave dhe të ardhurat shkojnë për të subvencionuar ndërtimin e shkollave. Një vit e gjysmë pas legalizimit, konsensusi ka arritur gjashtëdhjetë e nëntë për qind. Edhe Guvernatori Hickenlooper tashmë e konsideron legalizimin e saj “fitore e arsyes së përbashkët”.

jahann hari1Ndërkohë, Colorado nuk është kthyer ende në atë vend plot me njerëz të çuditshme që vrasin familjet e tyre. Ndaj, a nuk është koha për të dëgjuar shkencës dhe të ndaluar me historinë me sëpatë të Viktor Likatas?

*Johann Hari është shkrimtar dhe gazetar britanik. Ne foto Harry Anslinger. Përkthyer nga Huffington Post dhe përshtatur në shqip nga Dritare.net

Share: