Home KRYESORE Qytetarët protestojne te parku i liqenit, denoncojnë në prokurori Veliaj

Qytetarët protestojne te parku i liqenit, denoncojnë në prokurori Veliaj

Një grup qytetarësh, mes të cilëve përfaqësues të shoqërisë civile, protestuan sot, që herët në mëngjes, kundër ndërhyrjeve të Bashkisë Tiranë në parkun e gjelbër të liqenit.

Qytetarët u bashkuan me parkun e liqenit dhe prishën në mënyrë demonstrative rrethimin e vendosur nga bashkia, për të izoluar zonën ku do të fillojë ndërtimi i një parku lojrash.

Qytetarët kundërshtojne planin të bashkisë për shkatërrimin e të vetmes zonë të gjelbër që i ka mbetur Tiranës. Ata akuzuan Kryebashkiakun Veliaj se ka dhunuar ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duke e bërë fakt ndërhyrjen pa asnjë konsultim me qytetarët. Ata u shprehën se Kryebashkiaku Veliaj është shendërruar në njeri të rrezikshëm për qytetin dhe duhet ndalur në planet e tij shkatërruese. Pas protestës, qytetarët dorëzuan një padi kundër Krybashkiakut Veliaj në prokurorinë e Tiranës.

Vete Kryebashkiaku i etiketoi si politike keto organizime dhe tha qe nuk merret llafe  por me pune dhe se do ta vazhdoje ate projekt lodrash te Parku i Liqenit Artificial ne Kryeqytet.

Share: