Home KRYESORE Reagojne Shehi dhe Ndoka per deklaraten e Bashes

Reagojne Shehi dhe Ndoka per deklaraten e Bashes

Deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se do të bojkotojë zgjedhjet nëse kryeministër deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë Edi Rama, ka ngjallur reagime në vetë kampin opozitar.

Dashamir Shehi, thekson se politika e bojkotit është e dështuar. ”Deklarata të tilla janë shumë të shkujdesura dhe të nxituara. Opozita ka të gjitha shanset reale që t’i fitojë zgjedhjet. Bojkoti nuk është rruga e duhur. Politika e bojkotit është një politikë e dështuar” ka deklaruar Shehi.

Kryedemokristiani, Nard Ndoka, vlerëson se deklarimet një vit e gjysmë përpara zgjedhjeve për bojkot, shprehin më shumë një krizë personale të kreut të PD-së Basha dhe gjendje paniku të tij, raportohet se ka deklaruar Ndoka per Javanews

 “Marrim për një moment që dhe Rama thotë se s’dua të hyjë në zgjedhje me Lulëzim Bashën kryetar të PD-së. Çfarë ndodh? Në fakt asgjë. Zgjedhjet do të bëhen do apo nuk do Rama që Basha të jetë kreu i PD-së, apo do apo s’do Basha që Rama të jetë kryetar i PS-së dhe kryeministër. Deklarata e Bashës më shumë më duket si një deklaratë kapitulluese e opozitës. Vendimet për të bojkotuar zgjedhjet nuk janë të lehta për t’u marrë. Më habit fakti që Basha i artikulon me aq qetësi”  – thote Ndoka.

 

Share: