Home KRYESORE Rinia dhe studentët, koha për reagim

Rinia dhe studentët, koha për reagim

Nga Afrim Krasniqi

Me ligjin e ri per arsimin 10% e pjesës universitare (staf akademik e teknik) do konkurrojnë e votojnë mes tyre dhe do marrin vendime për gjithçka, kurse 90%-i studentor është direkt (nga ligji) ose indirekt (nga mungesa e organizimit të tyre) i papërfaqësuar dhe jashtë vendimmarrjes.Dhe kur studentët nuk arrijnë të dëgjohen për çështjen e tyre identitare, sa ka shpresë se mund të dëgjohen nëse ata flasin apo duan të flasin për problematika që lidhen me vendin, shoqërinë?! A mund të kemi rini të qetë në auditore dhe në rrugë nëse në vend probleme thelbësore janë korrupsioni politik, fiktiviteti arsimor, fiktiviteti i konkurseve të punësimit, mbipushteti militant i partive, pamundësia për mbijetesë me dinjitet dhe tendenca e braktisjes së vendit?

A mund të kemi të ardhme më të mirë nëse bartësit e saj, brezat më të rinj, nuk bëjnë dallime nga brezat më të vjetër dhe nuk rrezikojnë “status quo”-n e tyre për ndryshimin e gjendjes? Brezat e rinj, ata që shihen si më të mirët “ekselentët” i shohim të reshtuar në ceremonitë partiake për të marrë teserën e pushtetit të radhës, duke pranuar humbjen e identitetit për tu bërë pjesë e turmës militante. Ata më të shkathtit janë në ikje ose projekte ikjesh nga vendi, ata më pragmatistët ia dedikojnë suksesin personal nënshkrimit ndaj ofertave të radhës.

Ky është një lajm i trishtë dhe një tregues se rinia aktive po imiton modelet negative të politikës. Prej tyre pritet e kundërta, tejkalimi i këtyre modeleve, shpresa për ndryshim dhe për te ardhme! Sondazhet tregojnë se mbi 80% e të rinjve votues votojnë sipas vendimmarrjes së prindërve, pra votojnë me standard minimal pavarësie dhe qenie politike. Edhe ky është një lajm i trishtë, dhe tregues se pa pavarësi gjykimi e votimi mbetet utopike shpresa për një rol revolucionar të brezit të ri.

Komentin e plote ne gazeten Shekulli.Al

Share: