Nga Jonida Salku
Po diktaturen ne e kemi ne gjak, ne ADN, ne kulture, ne sjellje, ne karakter, ne ajer! Oh yeah, in the air! Ne kujtuam se na iku diktatura ate dite, por ajo ishte mbjelle e kultivuar gjate tek ne, prej kohesh e kohesh…
Ndoshta qe nga Turku, kushedi….. Ne nuk jemi shkeputur asnje dite, asnje çast nga diktatura.
Ajo e Enverit qe bash u identifikua me kete emer, paskerka qene me e lehta nga te gjitha. Se Xhaxhi atehere te pakten ta thoshte troç “mbylle buçen, mos fol, bej si te them une, kaq”! Te pakten ishte diktature e njohur.
Po kesaj tjetres me njemije te panjohura si t’ia bejme?
Ishte Sala, danoç burre, e shanin pa pushim ne media, te shante, te kercenonte, te vriste, dilte pastaj me dy gishta perpjete e therriste “demokraci”. Se di, po mua me dukej diktature e shkuar diktatures!
Erdhi Edi, s’la njeri pa futur ne burg, e ka haperdare policine e shkrete kot me kot, e fali Zot se nuk dine ç’bejne, e ne vend qe te vendose rendin ka krijuar nje kaos e panik total, gati-gati terrorizem. E pra, edhe kjo diktature me duket mua!…
Tani, keto hesapet e nates te genjejne ca, po nese doni ta rrezoni vertet bustin e diktatures shoke, shkundeni, rrezojeni, sherojeni nga vetja juaj pike se pari! Keshtu mund ta rrezoni edhe nga “sistemet” dhe mbase dalim edhe ne shqiptaret ndonje dite te bukur nga “tranzicioni”.
Meanwhile, take care of your soul!