Home KRYESORE Thaçi, përfaqësim dinjitoz i UÇK në Presidencë

Thaçi, përfaqësim dinjitoz i UÇK në Presidencë

Nga Suzana Tahiri

Pavarësisht se opozita po bën të gjitha përpjekjet për ta bllokuar sërish jetën parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që ditën e premte të propozojë Hashim Thaçin si presidentin e ri të Republikës, vendim ky që u mor nga kryesia të mërkurën pasdite.

Kandidatura e Thaçit, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm mbështetet nga koalicioni qeverisë, pra nga dy forcat Politike LDK dhe PDK, si dhe nga pakicat parlamentare.

Natyrisht se kjo është një zgjedhje normale dhe përpara se të shkohet në kutitë e votimit, është dashur më parë të sigurohej një marrëveshje, në prani edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë, që Kosova të ecë më shpejt në rrugën e saj drejt familjes europiane dhe pranimit në NATO.

Duhet thënë se përfqësuesit perëndimorë janë sjellur në mënyrë të kujdesshme gjatë këtij procesi dhe madje kanë dënuar veprimet e dhunshme të opozitës, që ende nuk ka dalë me një alternativë më të mirë, madje ka shënuar edhe pak progres, megjithëse qeveris një kryeqendrën e Kosovës.

Hashim Thaçi mendohet figura më përfaqësuese për banorët e Kosovës dhe në veçanti për dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK, familjen martire Jashari dhe të gjithë kontribuesit e tjerë që përbëjnë një faqe të ndritur në historinë e kombit tonë.

Madje, për hir të së vërtetës, kandidatura presidenciale e Hashim Thaçit përfaqëson edhe partitë e opozitës, pra “AAK” e “Nismës” që kanë dalë nga PDK, por që kanë gjithashtu kontribute në çlirimi e vendit.

Procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit kërkojnë rreth 80 vota nga 120 deputetë që ka aktualisht parlamenti. Nëse dështohet në dy raundet e para, në rundin e tretë figura numër një e shtetit mund të zgjidhet me 61 vota.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës nuk është thjesht një privilegj, por një përgjegjësi më shumë, çka Hashim Thaçi me përkushtimin e treguar, me mbështetjen e vendeve më të fuqishme perëndimore, do t’i çoj më tej arritjet e dr. Rrugovës dhe Atifete Jahjagës

Share: