Home KRYESORE Tirana ndeshkon jetimin, ndersa Beogradi i mbron vandalet!

Tirana ndeshkon jetimin, ndersa Beogradi i mbron vandalet!

Ndersa Serbet qe kane giditur me arme e dhune shume shqiptare jane te pandeshkuar, jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i “famshëm” për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza te cilat ne terma pergjegjesie politike nuk kane rendesi. Nuk ka rendesi as fakti se pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg.

Kjo sepse mosha e ketyre djemve jane pasioni modest i patriotizmit qe na ka mbetur. Vete serbet me shume elegance e mbrojne kete pasion te cilin e kane patur shume agresiv dhe gjak derdhes. Ne e denojme!

Arsyet per te mos denuar kete jetim fillojne qe tek fakti qe ndeshja u mbyll pa incidente ndaj atyre qe na goditen me karrige dhe kendonin vdekjen tone ne fushen e tyre. Ato akte vandaliste Beogradi i mbrojti duke kerkuar fitore sportive dhe politike…

FB_IMG_1456042886493Ne? Jetimi Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej dhe ne nuk bejme gje tjeter vecse e ndeshkojme ate dhe ndonje tjeter qe nuk kane shkolle, por kane zemer e cila me sa duket shtetit shqiptar i mungon…

Share: