Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e kritikoi kryetarin Lulzim Basha pasi sipas saj ai nuk po e akuzon edhe Ilir Metën. “Kryetar, duhet të keni diçka parasysh. Kur ngrini akuza dhe akuzoni mazhorancën, mos krijoni diferencime për ata që e drejtojnë mazhorancën. Dua të them se kur e akuzon Edi Ramën, mos e lër në hije Ilir Metën, ka thene Jozefina Topalli.