Home KRYESORE Vizita e John Kerry ne Shqipëri

Vizita e John Kerry ne Shqipëri

Nga Artur Roshi*

Kjo vizitë e numurit dy të shtetit më të fuqishem të botës sigurisht do sjelli efekte strukturore në zhvillimin tonë shoqëror sepse do kemi ndryshimin e kurbës së drejtësisë shoqërore nëpërmjet reformës në drejtësi sipas parimeve euro-atlanitike.Emetimi i parimeve të zhvillimit dhe absorbimi i tyre për të gjithë kombet është interesi i vetëm i tyre. Këto parime nuk funksionojnë në mungesë të lirisë me gjithë dimensionet e saj,lirinë e individit,lirinë ekonomike,lirinë e sovranitetit.

Janë këto parime që Amerikanët predikojnë në themel të çdo miqësie.Në këtë kontekst duhen parë marrëdhëniet edhe nga pala shqiptare.Politikanët tanë nuk përpiqen të ndertojnë një sistem parimesh zhvillimi për shopqërinë tonë dhe vazhdojnë si dikur të vrapojnë se John Kerry më takoi dhe më buzëqeshi më fort se të tjerëve.Këto janë vulgaritete kronike të politikanëve të vendeve të lindjes.

Presidenti ynë duhet të kuptojë se kur nuk ke rol në qëllimin e vizitës së Kerry-t nuk mund ta takosh atë.Kjo nuk do të thotë se je ofenduar prej tij,sepse ne jemi një Republikë Parlamentare dhe jo Presidenciale.Kur shkon në Angli mund të takosh kryeministrin dhe nuk ke pse takon mbretëreshën.

Kryeministri ynë duhet të kuptojë se nuk ka luksin ti tregojë Kerryt krijimtarinë e tij me gjithë këto probleme që ka Shqipëria sepse mund të diskutojë më shumë mbi rrugët e të ardhmes.

Gjestikulacionet e kryeministrit dhe shoqërimi që i bëri sekretarit te shtetit Amerikan kishin një qëllim të vetëm ,të rrëmbejë besimin e nivelit të ulët të mendimit shqiptar se “Atë e do Amerika “dhe çdo gjë që bën e ka të legjitimuar. Kryeminstri nuk kërkon ta meritojë besimin e çdo shqiptari edhe atij më të humburit,por këkon ta vjedhi atë në mënyrë tinzare, pra ka një mëndje kusari në këtë kontekst si gjithë filozofia e tij Marksiste.

Kryetari i koalicionit Opozitar ishte më i sinqerti në takim sepse i kërkoi mbështetje për ato gjëra që kërkon çdo ditë publikisht për reformat.

Ndoshta më mirë do të ishte ,të ishte vetëm në takim por kjo është në gjykim të tij.

Fjalët e z.Kerry për publikun ishin të pakta por shumë domethënëse.Ato godisnin korrupsionin që vjen nga politikbërësit.

Në sfond kjo vizitë la një shije ndryshimi për të ardhmen,pse jo edhe në politikë.

*Artur Roshi është kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat

Share: