Home KRYESORE VOA: 3000 muxhahedine do strehohen ne Shqiperi

VOA: 3000 muxhahedine do strehohen ne Shqiperi

Zëri i Amerikës, që i referohet Departamentit të Shtetit, konfirmon se në Shqipëria do të vendosen tre mijë muxhahedinë iranianë, një mijë prej të cilëvë kanë ardhur në vend gjatë dy viteve të fundit.

Sipas gjasave edhe pse nuk ka shifra te sakta te pakten ne Tirane, kjo do të thotë se Shqipëria do të strehojë të gjithë muxhahedinët iranianë që mbaheshin në një kamp ushtrak amerikan në Irak.

Nderkohe thuhet se një funksionar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se qëllimi i vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri ishte pikërisht qe të falenderonte shtetin shqiptar për strehimin e muxhahedinëve. Por, sipas te njejtit funksionar, “Zoti Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos  fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme.” 

Kryeministri Edi Rama ne lidhje direkte me Top Channel dhe me mjaft mllef per gazetarin Sokol Balla qe po e intervistonte dhe ishte i pari qe i dha publikut lajmin e arsyes se vertete te Sekretarit Kerry ne Tirane, tha se ceshtja e Muxhahedineve nuk u prek per asnjë cast ne takimin me Sekretarin Kerry, por sigurisht pa permenduar qe kështu ishte para dakorduar!

Muxhahedinët iranianë do të strehohen kryesisht në një kamp të posaçëm që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Për këtë qëllim, SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri dhe gjasat qe keto para vijne be Shqiperi mund te kete shtyre per kete vendim politik.

Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tërë në Irak, nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Sadam Huseinit, por mbas rrëzimit të regjimit dhe pasi pranuan të çarmatoseshin, ata u morën nën mbrojtje nga ushtria amerikane.

Me largimin e ushtrisë amerikane nga Iraku, lindi nevoja e vendosjes së tyre në vende të treta, pasi qeveria irakene kërkoi largimin e tyre nga Iraku nga ku ishte e veshtire te mbroheshin nga sulmet e porositura.

Qeveria amerikane u përpoq për disa vite të gjente vende që mund t’i strehonin muxhahedinët por, me përjashtim të Shqipërisë, vendet e tjera refuzuan për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin duke patur parasysh të shkuarën e tyre terroriste.

Share: