Home KRYESORE Znj. Hoxha fiton gjyqin ndaj ortakëve në Top Channel

Znj. Hoxha fiton gjyqin ndaj ortakëve në Top Channel

Sipas Lapsi.Al gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë vendimin e ortakëve, për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si administratore e televizionit Top Channel. Pronarja Vjollca Hoxha, ka fituar gjyqin ndaj ortakëve të saj ne Top Channel, Albert Sino dhe Aurel Baçi, dy nga miqtë e pronarit të ndjerë Dritan Hoxha, në këtë televizion. Keshtu qe ajo do të drejtojë Top Channel deri në gjyqin tjetër. Pronarja e Top Channel pretendon se i shoqi u ka shitur atyre aksionet, pa firmën e saj. Familja Hoxha i ka paditur dy ortaket sepse do kthimin mbrapsht të aksioneve që u ka dhënë dikur burri dhe babai i tyre dy ortakeve. Pak kohë më parë, Vjollca Hoxha shkarkoi drejtorin e përgjithshëm Enkel Joti.

Share: