Home KRYESORE Zonja Doda, Basha dhe standardet!

Zonja Doda, Basha dhe standardet!

Nga Luan Kurti

Zonja Mesila Doda qenka shprehur me cinizëm për Bashën, se ky i ndriti standardet e veta në PD dhe tani po merret me PS-në. Po ne moj zonja Doda gjithmonë me gardhin e botës jemi marrë, nuk do ndryshojmë traditën tani. Dhe Basha është njeri me parime. Shqiptar i vërtetë! Tani ka dy-tre-katërshtetësi. Po kjo nuk e pengon për të qenë autokton. Ai vetë erdhi në krye të PD-së me garë…. që e kreu Berisha, por rëndësi ka kush preku finishin. Ai është njeri që respekton kontributet e të tjerëve! Tani ka pasur ca moskeqkuptime me zonjën Topalli…, me ty dhe me ca pak të tjerë, por në përgjithësi ka qenë okej. Sa për moral dhe ndershëmri i heq kapelën, kaq fjalë nuk i ka dalë! Një dosje që pati, perëndia me të madh të vet i bëri derman! Ja tani me siguri e ka zënë lemza. Shëndet o Zot!

Share: