Deputeti i Elbasanit Ben Blushi ka ngulmuar që të flasë në aktivitetin për shpërndarjen e anëtarësimeve të reja në PS-në e Elbasanit. Transmetimi direkt përmes regjisë së Kryeministrisë u ndërpre sapo Edi Rama përfundoi fjalën dhe duket se me qellimin per shmangur Blushin. Fillimisht Blushi nuk u lejua që të fliste pikërisht në qytetin e tij ku dhe është zgjedhur si deputet. Ai madje është vërshëllyer nga simpatizantë e anëtarë të PS sic ndodh rendom ne te tilla raste. Megjithatë, ka qenë deputeti i Librazhdit Taulant Balla që i ka dhënë flalën Ben Blushit, pas insistimeve të këtij të fundit.
“Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Duhet që të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste, këtu nuk ka demokraci, por banditë që duhet të largohen. Nuk vij në Elbasan sepse ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fishkëlleni sa të doni”, është shprehur Blushi, ndërsa kryeministri Rama ka qenë përballë Ben Blushit dhe ka dëgjuar të gjitha kritikat që i bënte.