Home KRYESORE Merkel-Hollande: Emigrantet shqetesimi nr. 1 i BE

Merkel-Hollande: Emigrantet shqetesimi nr. 1 i BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dale ne krah kreut te Këshillit Europian Donald Tusk, qe ka kritikuar vendimin e disa vendeve evropiane per te mbyllur kufijte, nje mase qe ka shkaktuar bllokimin e mijëra emigranteve. Merkel shprehu shqetësim per gjendjen e krijuar me refugjatet ditët e fundit gjate takimit ne Paris me presidentin Hollonde.

Ndersa presidenti francez ndau një tjeter shqetësim, ate per mosfunksionimin e marrëveshjes se Shengenit.  Francois Hollande shtoi se Objektivi ynë është te rikthejmë zbatimin e Shengenit dhe kjo do te arrihet përmes koordinimit, solidaritetit dhe forcimit te burimeve tona te përbashkëta. BE duhet ta kete prioritet kete marrëveshje, pavarësisht tensionit qe vjen nga kriza e emigranteve.

Zyrtari i larte i BE, Tusk vazhdon përpjekjet diplomatike per arritjen e nje qëndrimi te përbashkët te shteteve europiane per përballimin e krizës se emigranteve. Tusk qe gjendet ne Turqi, ka vizituar disa vende perpara samitit te BE qe mbahet diten e hene. Megjithatë nga turneu i deritanishëm i tij, nuk shihen rezultate konkrete. Gjendja e emigranteve mbetet e renduar veçanërisht ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. BE zbuloi nje plan per rikthimin ne fuqi te rregullave te marrëveshjes se Shengenit deri ne muajin nentor. E ndërkaq, Eurostat publikoi shifrën e azilkërkuesve per vitin 2015 ne BE qe ka arritur ne mbi 1 milionë e 255 mije, me shume se dyfishi i vitit paraardhës.

Share: