Te mbledhur ne Tryezen e Partive Politike me daten 12 Shkurt 2016, per here te pare ne 25 vitet e demokracise, 46 Parti Politike firmosen dokumentin me te rendesishem, qe do te ndikoje edhe ne ndryshimin e konfigurimit te spektrit perfaqesues te Partive ne Parlamentin e ardhshem qe do te dale nga zgjedhjet Parlamentare te vitit 2017.
Kater Parti Parlamentare dhe dyzet e dy jo parlamentare, por me ndikim te ndjeshem ne politiken Shqiptare, i thone JO Komisioneve Zgjedhore Politike, i thone JO Antareve perfaqesues te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike ne Komisionet Zgjedhore, duke filluar nga KQZ e deri tek Komisionet e Numrimit te Votave.
Ne asnje shtet Antare te BE-se, ne asnje shtet ne Bote, nuk ndodh qe partite politike te jene me Antaret e tyre pjese e Komisioneve Zgjedhore, asnje parti ne vendet e BE-se nuk merr pjese me perfaqesuesit e saj ne Komisionet e numerimit te votave. Te gjitha partite pjesmarrese ne Zgjedhje kane te drejte ne menyre te barabarte te kene vetem vezhgues ne procesin e numerimit te votave. Ne 25 vite te periudhes post komuniste PD dhe PS ka drejtuar e menazhuar proceset zgjedhore, ne 25 vite PS dhe PD, nepermjet Antareve ne Komisione, perfaqesuesve te tyre, kane numruar votat e veta dhe te gjitha partive pjesmarrese ne zgjedhje.
Asnje nga 46 partite qe kane firmosur dokumentin, edhe pse kane marre pjese ne te gjitha zgjedhjet Parlamentare dhe per Pushtetin Lokal, ne asnje rast gjate 25 viteve nuk kane pasur Antare ne Komisionet Zgjedhore te propozuar nga ato, si perfaqesues te subjekteve te tyre. Ne te gjitha rastet proceset zgjedhore jane kontestuar dhe jane akuzuar per parregullsi ne votime, tjetersim te votave, abuzim ne procesin e numrimit e deri per vjedhje te votave te 46 Partive qe nuk kane patur Antaret e tyre ne Komisione si dhe akuza nga perfaqesuesit e OSBE/ODHIR.
46 Partite Politike nepermjet Dokumentit te firmosur kerkojne qe Komisionet Zgjedhore te jene te depolitizuara, kerkojne qe procesi zgjedhor te drejtohet nga Gjykata e Apelit, qe komisionet te perbehen nga gjygjtare, notere, avokate e prokurore. Partite kerkojne qe votimi te jete elektronik dhe rezultati te dale diten e zgjedhjeve sic ndodh ne te gjithe vendet e BE-se dhe ne Bote. Partite kerkojne qe edhe shqiptaret jashte Shqiperise te marrin pjese ne votime ne vendet ku ata jetojne sic ndodh ne shtetet antare te BE-se, kerkojne qe Sistemi te jete Proporcional Rajonal me korektim kombetar, kerkojne barazi ne pasqyrimin mediatik,kerkojne financim te barabarte per te gjitha Partite Politike qe marrin pjese ne Zgjedhje.
46 Parti Politike i jane drejtuar Presidentit te Republikes, Parlamentit, Trupit Dipllomatik, BE,SHBA,OSBE,etj.qe te shqyrtojne me vemendje kerkesat e shprehura ne dokumentin e firmosur dhe ti mbeshtesin keto parti deri ne zgjidhjen e plote te ketyre kerkesave simbas standarteve te BE.